Pedagogët: Ultimatum qeverisë deri më 28 shkurt, ose grevë

Shqipëria

Pedagogët: Ultimatum qeverisë deri më 28 shkurt, ose grevë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Një përfaqësi e Forumit të Pedagogëve do të dërgojnë sot një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Arsimit, me të gjitha kërkesat specifike, ato që sipas profesorëve do të zgjidhnin përfundimisht ngërçin në sistemin e lartë publik

Mosdhënia e pagave për 6.600 pedagogë në të gjitha universitetet publike të vendit u bë shkak që Forumi i Pedagogëve në UT të fliste publikisht për problematikën që ka mbërthyer Universitetin e Tiranës prej disa kohësh. Rreth 3 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit të Arsimit të Lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës i kërkojnë qeverisë të amendojë ligjin, me argumentin se sipas tyre është shkaktari i të gjitha problemeve në universitetet publike, e në veçanti në Universitetin e Tiranës, ku konflikti është edhe më i thellë.

Pasi bënë publik qëndrimin e tyre, një përfaqësi e Forumit të Pedagogëve, të vetëquajtur si grupi i negociimit, do të dërgojnë sot një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Arsimit, me të gjitha kërkesat specifike, ato që sipas profesorëve do të zgjidhnin përfundimisht ngërçin në sistemin e lartë publik, sot. Por, nëse Ministria e Arsimit nuk pranon të negociojë, Forumi i Pedagogëve thotë se do të hyjë në grevë. Ky është paralajmërimi i fundit, që pedagogët thonë se i bëjnë qeverisë. Ata vendosin një afat 10-ditor për të zhvilluar bisedimet e nevojshme për amendimin e disa prej neneve të ligjit, ku më kryesori mbetet ai i financimit. Por, nëse palët nuk bien dakord deri më 28 shkurt, Forumi i Pedagogëve njofton se do të futet në grevë. Pedagogët e Universitetit të Tiranës kërkojnë konkretisht:

– Amendimin e ligjit të Arsimit të Lartë, me qëllim reduktimin e kompetencave të Bordit, pra të ketë thjesht kompetenca menaxheriale dhe të japë llogari në Rektorat dhe te Kontrolli i Lartë i Shtetit;

– Rritja e financimit të Universitetit dhe pagat e pedagogëve të mbulohen 100% nga shteti;

– Transparencë për korpusin universitar si dhe të bllokohet çdo proçes akreditimi në këtë situatë.

Këto janë kërkesat që ministrja Nikolla do të gjejë sot në tryezën e saj, ndërsa nuk dihet ende me siguri se cili do të jetë reagimi i saj, megjithëse kryeministri Rama u duk i qartë në takimin me Senatin e Universitetit të Tiranës, kur tha se problemi themelor që UT ka sot është ai me vetveten, as me qeverinë, as me legjislacionin, duke lënë të kuptohet se ligji i ri i Arsimit të Lartë nuk do të ndryshojë.

Deputeti i PD-së

Deputeti Demokrat, Luçiano Boçi, ka publikuar fotot dhe dokumentat që tregojnë se kryeministri Edi Rama, gjatë kohës që ka qenë ministër Kulure ka bërë një falsifikim për sipërfaqen e Teatrit Kombëtar, duke e lëshuar me qira në vitin 1999..  “Rama nuk mund ta linte këtë rast të artë. Falsifikoi dhe mori çfarë deshte. Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.

Këtë e bëri sepse sipas ligjit, kur sipërfaqa e një objekti kalonte 500 m2, autoriteti që firmoste sipas parimit socialist 1 dollar 1 m2, ishte Ministria e Ekonomisë jo e Kulturës”, shkrua deputeti Boçi. “Debati për Teatrin, duket se po shkon drejt një zgjidhje aspak të mirëpranuar nga artistët e opinioni publik. Teatri Kombëtar me gjasa do të prishet dhe në vend të tij do ngrihet një godinë teatër. Pavarësisht nga katet ajo do jetë tip kulle, përderisa ndërtohet me PPP. Godina ekzistuese është pjesë e historisë dhe rrafshimi i saj zhduk një memorie të domosdoshme. Ndërkohë, restaurimi dhe shpallja monument kuture dhe ndërtimi i një teatri në një vend tjetër do ishte zgjidhja që kënaq palët. Por presioni i klientelës me një histori me kulla që nis në 1999 me Ramën Ministër Kulture, vazhdon me 2002 me Ramën Kryetar Bashkie (teatri do merrte 25% nga kulla) është rikthyer tani 2018 me Ramën Kryeministër.

Jo vetëm kaq! Ka dhe një detaj. Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike. Këtë e bëri sepse sipas ligjit, kur sipërfaqa e një objekti kalonte 500 m2, autoriteti që firmoste sipas parimit socialist 1 dollar 1 m2, ishte Ministria e Ekonomisë jo e Kulturës. Rama nuk mund ta linte këtë rast të artë. Falsifikoi dhe mori cfarë deshte. Media e kohës që atehëre nuk ishte bë kazan për Ramën, pak vite më pas (2002), e denoncoi fort aferën (foto). Në foto njëkohësisht jepet qartë dhe kontrata e Ramës e nxjerrë në rrjete nga K. Çipi (1999) dhe sipërfaqja reale e dhënë me qera e matur dhe e firmosur në 1995 nga inxhinierët. Kjo duket qartë një arsye më shumë që Rama po insiston të rrafshojë Teatrin Kombëtar. Kështu ai po kërkon, krahas të tjerave, të fshijë provat e veprës penale të kryer”-shkruan Boçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat