Ambasadori Cutillo: Shqipëria, potencial të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Ambasadori Cutillo: Shqipëria, potencial të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:25
Alberto Cutillo

Në Forumin e Biznesit Shqipëri-Itali që zhvillohet sot në Tiranë, ishte i pranishëm edhe ambasadori italian Alberto Cutillo, i cili e vuri theksin te reforma në drejtësi, e cila sipas tij është mjaft e rëndësishme tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.

Më tej, ai u shpreh se Shqipëria ka potencialin të kthehet në portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor.

“Reforma presim që të tërheq më shumë investues. Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik. Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet”, deklaroi ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat