Elbasan/ Gruaja shkon e plagosur në spital, ja për çfarë dyshohet

Shqipëria

Elbasan/ Gruaja shkon e plagosur në spital, ja për çfarë dyshohet

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:02
Elbasani

Një grua e plagosur me çifte është paraqitur në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Gruaja me iniciale N.D., është 44 vjeçe.

Dyshohet se gruaja ka qëlluar veten me armën për shkaqe ende të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” dhe sipas policisë dyshohet se gruaja është vetëplagosur me armë gjahu rreth orës 06:20 në banesën e saj.

Njoftimi i policisë:

Në datë 19.02.2018, rreth orës 06:20 në spitalin Kirurgjik Elbasan familjarët kanë çuar në gjendje të rëndë shtetasen N. D., rreth 44 vjeçe, banuese në Elbasan.

Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shtetasja N. D., dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Grupi hetimor në banesë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte). Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat