Shkon në katër numri i viktimave, ndërron jetë edhe vajza 10 vjeçe - Bota Sot
Shkon në katër numri i viktimave, ndërron jetë edhe vajza 10 vjeçe

Shqipëria

E enjte, 20 shtator 2018

Shkon në katër numri i viktimave, ndërron jetë edhe vajza 10 vjeçe

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:12
Foto nga aksidenti

(E plotësuar) - Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Shkodër - Velipojë ka shkuar në katër.

Pasi humbi jetën Edmond Preka i njohur si Mondi Gjergji , foshnja i tij 8 muajsh dhe vajza 5-vjeçe, ka ndërruar jetë edhe Noemi, 10-vjeçe.

Ndërkohë, mjekët bëjnë të ditur se nëna Evisa Gjergji e moshës 36 vjeçe ndodhen në gjendje kritike.

Mbrëmjen e sotme në rrugën Velipojë-Shkodër, dy automjete u përplasën mes tyre, duke shkaktuar për pasojë katër të vdekur dhe deri më tani, tre të plagosur.

Image

Edmond Preka dhe tre fëmijët që humbën jetën, këto janë viktimat e aksidentit në Shkodër

Një tragjedi e vërtetë, familja Preka është shuar brenda pak orësh, vdekja ka marrë këto çaste edhe jetën e vajzës 10 vjeçare, e cila i bashkohet një bilanci nga më të zinjtë që janë regjistruar në historinë e aksidenteve automobilistike në Shqipëri.

E vetmja e mbijetuar deri më tani është bashkëshortja e Edmond Prekës. Djali 8 muajsh, vetë Edmond Preka, vajza 5 vjeçare Ajsel... e tani edhe 10 vjeçarja Noemi nuk janë më!

Aksidenti ndodhi pak orë më parë në aksin Velipojë- Shkodër, ku dy makina u përplasën mes tyre. Impakti i fortë vrau në vend Edmond Prekën dhe djalin e tij, vetëm 8 muajsh. Në spital në gjëndje kritike për jetën shkuan dy vajzat e vogla dhe bashkëshortja, e me kalimin e minutave, jetët e dy vogëlusheve janë shuar. Nëna e tyre Evisa ka mbetur tashmë e vetmja që po lufton me vdekjen që ka konsumuar tragjikisht këtë të dielë një familje të tërë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Këta dy të fundit janë po ashtu në spital të plagosur. Mbetet ende mister shkaku i përplasjes së dy mjeteve teksa pritet që nesër policia dhe hetimet të sqarojnë se kush ka patur faj, rruga vetëm (e cila është në kushte mjaft të rënda dhe pa sinjalistikë) apo shoferët.

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur sërish këtë të dielë, në një aksident tragjik ku babai bashkë me dy fëmijët e tij të mitur humbën jetën, ndërsa katër persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji dhe Rajan 8 muajsh dhe Ajsel 5 vjeç, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, Brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Përplasja ka qenë e fortë, dhe si pasojë, të shtatë pasagjerët përfunduan në spital me urgjencë në gjendje kritike për jetën. Por fatkeqësisht, babai dhe dy fëmijët e tij nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Ndërkohë që Bashkëshortja Evisa Preka dhe fëmija i tretë, vajza 10-vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’.

Ndërkohë policia ka nisuhet hetimet për ngjarjen tragjike, shkaqet e së cilës mbeten ende të paqarta.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test