2 fëmijë të vdekur së bashku me të atin, flasin mjekët: Nëna dhe vajza në gjëndje të rëndë

Shqipëria

2 fëmijë të vdekur së bashku me të atin, flasin mjekët: Nëna dhe vajza në gjëndje të rëndë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur nga aksidenti i mbrëmjes së sotme në aksin Shkodër-Velipojë. Aksidenti tragjik i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve të tij, njëri 8 muajsh dhe tjetri 5 vjeç.

Edmond Preka i njohur ndryshe si Mondi Gjergji ka ndërruaj jetë së bashku me djalin Rajan dhe vajzën Ajsel.

Mjekët në një prononcim për mediat bëjnë me dije se vajzae viktimës 10 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën por nuk mund të transportohet në Tiranë për shkak se mund të rezultojë fatale.

Ndërkohë që përveç vajzës, në spital po marrin ndihmë edhe gruaja e viktimës dhe dy djemtë që ndodheshin në makinën tjetër.

“Familja Preka është nga Velipoja. Në 18:50 erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka, në 19:10 erdhi djali i vdekur 9 muajsh, Rajani. Me dëmtime të rënda që nuk mundi me rezistuar ishte vajza Ajseli dhe sapo erdhi ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Noemi dhe nëna Evisi.  Të plagosur janë edhe Sokol Mëhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje relativisht mirë. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda që ka kaluar Urgjenca e Shkodrës. Tani janë sistemuar në reanimacion. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin në Tiranë, më pas duke parë do veprojmë” thanë mjekët Astrit Lahja dhe Dhurata Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat