“Rama na tregoi nga Prishtina se po tenton të rregullojë punët me Greqinë duke kërcënuar...”

Shqipëria

“Rama na tregoi nga Prishtina se po tenton të rregullojë punët me Greqinë duke kërcënuar...”

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:04
Edi Rama

Dy ditë më parë Kryeministri Rama do të “kërcënonte” në një farë mënyre Presidentin Meta duke thënë se ai shpreson që Kreu i Shtetit të mos ketë një axhendë politike prapa nevojës për t’i dhënë qeverisë plotfuqishmërinë për të vijuar me negociatat me Greqinë, një akt ky që sipas Tritan Shehut tregon papërgjegjshmërin e kreut të qeverisë.

E çuditshme sesi këto “shpjegime” e kërcënime kryeministri i bën gjatë festës së Kosovës e jo në parlament, pet i habitur deputeti i PD-së.

STATUSI:

Z. Rama nga Prishtina na shpjegon pse i prishi per kater vite dhe pse po i “rregullon” sot maredheniet tona me Greqine; kjo mbasi dje “kercenoi” po prej aty Presidentin per aktin e Plotfuqishmerise!!

Pyetja e pare eshte pse ky teatralitet rezervohet te behet nga Prishtina, kur festohet aty Pavaresia e Kosoves?

“Shpjegime” te tilla mund te beheshin ne Tirane, ne Kuvend, ne Komisionin e Jashtem etj, ne vende te pershtateshme per te tilla diskutime.

Se dyti per here te pare ai pranon se me koshience e vullnet i perkeqesoi keto maredhenie strategjike per Shqiperine....per te “bere presion” mbi Greqine!!!!

Dhe tashti vendosi te rregulloje gjithecka...qe nga problemet iluzive te mbetura prej 1914-tes dhe deri te ato qe ai vete i krijoi qe nga 2010-ta!!

Rol te madh prej “Zoti te Plotfuqishem” po i jep vetes Z.Rama...duke imituar te tjere autokrate.

Por dhe ketu gabon, per shume aresye dhe ne kete “terren” ai nuk mund te krahasohet as me autokratet e kaluar e as te sotmit te Lindjes...

Aq me pak me demokratet dhe Perendimoret kjo.

Sidoqofte nqs e gjithe kjo “loje” nuk eshte nje “kakofoni” apo nje “cakordim” i ri mendimesh e idesh, dicka tjeter me e rrezikeshme fshihet nen ate!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat