Ju nuk keni bërë asgjë! Sherr mes prefektit të Gjirokastrës e banorëve të dëmtuar

Shqipëria

Ju nuk keni bërë asgjë! Sherr mes prefektit të Gjirokastrës e banorëve të dëmtuar

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:02
Gjirokastrë

Banorët e pallatit 8-katësh që është i bllokuar nga dherat dhe balta kanë debatuar me prefektin pasditen e sotme.

Astrit Alia, prefekti i Gjirokastrës shkoi pranë banorëve për të parë nga afër gjendjen pas apelit për ndihmë për të hequr dheun.

Ata akuzuan se shteti nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar. ‘Ju nuk keni bërë asgjë për të na ndihmuar. Jemi të bllokuar nga dheu dhe balta” u shprehën disa prej tre duke i kërkuar llogari për gjendjen e krijuar.

Por prefekti u shpreh se punimet janë ndalur, pasi do të vijnë specialistë të tjerë për të ndjekur situatën për një tjetër studim të zonës. Ndërsa ndërhyrja për të hequr dheun nuk mund të bëhet tani, pasi priten të tjera reshje shiu dhe në zonë rrezikohen rrëshqitje të tjera. Banorët pasditen e sotme nisën vetë heqjen e dheut dhe baltës me lopata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat