Ndryshojnë rregullat për patentën, këto janë testet e reja që nisin nga 1 marsi

Shqipëria

Ndryshojnë rregullat për patentën, këto janë testet e reja që nisin nga 1 marsi

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:46
Ilustrim

Duke filluar nga data 1 mars, testet për marrjen e patentës do të ndryshojnë në Shqipëri. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi ka bërë me dije se testet e reja do të aplikohen për marrjen e lejes së drejtimit të kategorisë A1, A2, B1 dhe B, shkruan Class.

“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në testimin e kandidatëve për lejet e drejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Për të gjitha këto kategori leje drejtimi, testet do të përmbajnë 40 pyetje dhe limit i gabimeve të lejuara do të jetë 4, normë kjo që mbetet e njëjtë.

Ndryshime nuk do të ketë as për tarifat e testit. Këto tarifa do të vazhdojnë të mbeten në vlerën e 30 mijë lekëve të vjetra për kategoritë A1, A2 dhe AM, dhe 45 mijë Lekë të vjetra për kategoritë B dhe B1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat