Deputeti nxjerr dokumentin: Rama do të fshehë krimin që ka bërë tek Teatri me kullën "PPP"

Shqipëria

Deputeti nxjerr dokumentin: Rama do të fshehë krimin që ka bërë tek Teatri me kullën "PPP"

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:41
Teatri

“Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.”

Kjo është ajo që pretendon deputeti i PD-së Luçiano Boçi, i cili shkruan përmes një statusi në rrjetin social se sërish, Edi Rama po kërkon të përdorë Teatrin Kombëtar për qëllimet e tij personale.

Luçiano Boçi shkruan se Teatri do të prishet dhe mbi të do të ngrihet një Kullë e madhe e tipit “PPP”.

Për më tepër lexoni postimin e deputetit të PD-së:

 A PO FSHIN RAMA ME TEATRIN GJURMËT E KRIMIT TË VET?

Debati për Teatrin, duket se po shkon drejt një zgjidhje aspak të mirëpranuar nga artistët e opinioni publik.

Teatri Kombëtar me gjasa do të prishet dhe në vend të tij do ngrihet një godinë teatër. Pavarësisht nga katet ajo do jetë tip kulle, përderisa ndërtohet me PPP.

Godina ekzistuese është pjesë e historisë dhe rrafshimi i saj zhduk një memorie të domosdoshme.

Ndërkohë, restaurimi dhe shpallja monument kuture dhe ndërtimi i një teatri në një vend tjetër do ishte zgjidhja që kënaq palët.

Por presioni i klientelës me një histori me kulla që nis në 1999 me Ramën Ministër Kulture, vazhdon me 2002 me Ramën Kryetar Bashkie (teatri do merrte 25% nga kulla) është rikthyer tani 2018 me Ramën Kryeministër.

Jo vetëm kaq!

Ka dhe një detaj.

Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.

Këtë e bëri sepse sipas ligjit, kur sipërfaqa e një objekti kalonte 500 m2, autoriteti që firmoste sipas parimit socialist 1 dollar 1 m2, ishte Ministria e Ekonomisë jo e Kulturës.

Rama nuk mund ta linte këtë rast të artë. Falsifikoi dhe mori cfarë deshte.

Media e kohës që atehëre nuk ishte bë kazan për Ramën, pak vite më pas (2002), e denoncoi fort aferën (foto).

Në foto njëkohësisht jepet qartë dhe kontrata e Ramës e nxjerrë në rrjete nga K. Çipi (1999) dhe sipërfaqa reale e dhënë me qera e matur dhe e firmosur në 1995 nga inxhinierët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat