Të braktisur nga shteti! Banorët e pallatit në Gjirokastër e nisin vetë punën për heqjen e baltës

Shqipëria

Të braktisur nga shteti! Banorët e pallatit në Gjirokastër e nisin vetë punën për heqjen e baltës

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:53
Gjirokastër

Kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur një masiv dheu u përplas vrullshëm në pallatin e tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa java që lamë pas ishte edhe më e dhimbshme, pasi shiu depërtoi nëpër banesa duke krijuar jo vetëm baltë.

Fjala është për banorët e pallatit 8 katësh në Gjirokastër, në lagjen Kodra e Shtufit, të cilët kanë hequr dorë nga shpresat se pushteti qendror do ti ndihmojë për të zgjidhur kaosin ku ata ndodhen. Kësisoj këtë të dielë kanë qenë vetë banorët ata të cilët kanë nisur të pastrojnë pallatin, baltën, ujin dhe zhulin e lënë nëpër shtëpitë e tyre të braktisura.

Frika e kolapsit apo shembjes së pallatit ekziston ende mes banorëve, por sërish ata nuk kanë se çfarë të bëjnë përveçse të përveshin vetë mëngët për të rregulluar sadopak banesat e tyre, që janë veshur nga lagështira e janë bërë thuajse të pabanueshme.

Para dy ditësh banorët bënë dhe një protestë, por zëri i tyre nuk u dëgjua.

Prefekti i Gjirokastrës ndërkohë ka premtuar se do të ndërhyet sapo të bëhet e mundur për largimin e baltës nga pallati, duke u kërkuar banorëve që të qëndrojnë jashtë godinës edhe për disa ditë, por duket se qytetarët nuk do të presim më.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat