Ndryshimet e procedurave për patentat! Pyetjet e reja, tarifat dhe numri i gabimeve

Shqipëria

Ndryshimet e procedurave për patentat! Pyetjet e reja, tarifat dhe numri i gabimeve

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Të gjithë personat që dua të pajisen me leje drejtimi për automjete, do të përballen në rregulla të reja duke filluar 1 marsi i këtij viti.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se është hartuar pyetësori i ri për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B 2018.

“Duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në testimin e kandidatëve për lejedrejtimit, do të aplikohen testet e reja të formuluara sipas strukturës së miratuar me Udhëzimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr.682/4, datë 01.04.2016”-thuhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Referuar të njëjtit njoftim mësohet se është hartuar përmbajta e pyetjeve, përshtatja me figurën që përfaqëson situatën në rrugë dhe përgjigja e saktë ose e gabuar. Mësohet se në bazë të Udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 682/4, datë 1.4.2016 “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”, duke filluar nga data 01.01.2017 e në vazhdim personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi.

Regjistrimi

Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi.

Pikët e patentës

Duke filluar nga data 16 prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejtimit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejtimi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistrohet në datën e lëshimit të lejedrejtimit. Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh. Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejtimit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20. Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejtimit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike (elektronike) dhe me anë të shkresave zyrtare. Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat