Ish-deputeti çam: Politika e kazanit do përballet me protesta

Shqipëria

Ish-deputeti çam: Politika e kazanit do përballet me protesta

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 01:04
Dashamir Tahiri

Në 27 vjetorin e Shoqatës Çamëria, ish-deputeti Dashamir Tahiri nuk ka nguruar të lëshojë deklarata të forta për politikën shqiptare.

“Shoqata nuk ka nevojë për bindje politike, por të përfaqësohet nga të gjithë. Atë që e bën shoqata, nuk arrin ta bëjë dot asnjëherë politika.

Politika e kazanit dhe pseudoatdhetarët nuk duhet të merren me cështjen çame, por ta dinë mjaft mirë se cështja çame do të jetë prioriteti ynë. Ne për të drejtën tonë nuk do të ndalemi asnjëherë.

Na del për detyrë të grumbullohemi rreth me rreth, për t’u grumbulluar dhe ata që kërkojnë të fshijnë historinë dhe emrin e Çamërisë do të përballen me protesta të mëdha. 

Asnjë nga politika shqiptare nuk mund të bëj dot pazar në kurriz të Çamërisë. Ne 8 vjet që jemi përfaqësuar në parlament si çam, asnjë kryeministër grek nuk arriti të futej dot në parlament, por sot të tjerë e përdorin e Çamërinë për lugën dhe jo për të drejtën e Çamërisë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat