Urat në Shqipëri, Lame: Sot bien vetë, dikur duhej dinamit për ti rrëzuar se nuk bëheshin me tender

Shqipëria

Urat në Shqipëri, Lame: Sot bien vetë, dikur duhej dinamit për ti rrëzuar se nuk bëheshin me tender

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 23:37
Ilustrim

Sa herë ka reshje dhe përmbytje, duhet të mendosh edhe për ndonjë urë te shembur. Madje përmbytjet e fundit nuk kursyen edhe dy ura qindra vjeçare, Monumente të Kulturës. Urat e kategorisë së Parë, ajo e Ura Orgockës ne Kolonjë dhe ajo e Hoshtevës në Zagori u shembën plotësisht duke i hequr listës së pasurive dy vlera të parikuperueshme sipas ekspertëve.

Artan Lame, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare, thotë se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur thotë ai, kur urat nuk bëheshin me tender, duhej dinamit për ti rrëzuar.

Lame: "Sot urat na bien vete, mjaft te mos kujdesesh per to, por ka qene nje kohe qe duhej t'u vije dinamitin qe te binin.Sapo me mberriti Medalja e Divisionit 36 italian qe operoi ne keto anet tona gjate Luftes se Madhe, sic i thonin Luftes I Boterore deri sa filloi e dyta, qe doli edhe me e madhe.Ne foton e pare, ura e Kurt pashes ne Berat, apo sic i thone sot Ura e Gorices. Ne korrik 1918, e hodhen ne ere Austriaket gjate terheqjes drejt veriut. Italianeve, kur e moren Beratin duke avancuar nga jugu, duhet t'u kete bere aq pershtypje, sa e kane vendosur edhe ne medaljen perkujtimore te Divizionit, imazhin e saj te rrenuar (foto 2).Harku i rrezuar u ndreq shpejt e shpejt, aq shpejt sa u rrezua serisht ne vitin 1938 (foto 3), per t'u ndrequr mire e bukur serisht, kesaj rradhe nga inxhiniere italiane dhe me parate e kredise SVEA. Dhe nuk ra me, sepse nuk e bene me tender".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat