Sherr në Laç, ka të shtëna me armë

Shqipëria

Sherr në Laç, ka të shtëna me armë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 22:49
Ilustrim

Dy persona janë konfliktuar në Laç mbrëmjen e sotme, ku janë shënuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat, nuk ka të plagosur, njoftoi Policia.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia, Gent Bushi dhe Xhevahir Lika janë goditur me grushte dhe sende te forta me njeri-tjetrin. Në një moment, Lika ka qëlluar më armë zjarri.

Personi që ka marrë lëndime, thanë burime, dyshohet të jetë Bushi, i cili megjithatë, deri më tani nuk është paraqitur në spital për të marrë mjekim.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Policia ka shkuar në vendngjarje, por dy protagonistët ishin larguar. Efektivët janë vënë në lëvizje për kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat