Me drogë në çantën e plazhit, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Shqipëria

Me drogë në çantën e plazhit, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:53
Armando Xifaj dhe Ermir Daci

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë në Komo të Italisë.

47 vjeçarët, Armando Xifaj dhe Ermir Daci janë arrestuar në provincën e Komos pasi akuzohen për posedim droge.

Sasia e drogës së gjendur në banesat e tyre ishte 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Sipas mediave italiane, vlera e drogës e kalon vlerën e 300 mijë eurove.

Heroina ishte e ndarë në 33 pako brenda një çante laptopi, një çante plazhi dhe një plastike. Agjentët e policisë kanë sekuestruar edhe kartmonedha në shumën e 50.00 mijë eurove si dhe dy peshore me vlerë.

Sipas lasicilia.it thuhet se i përfshirë ka qenë dhe një shqiptar i tretë, ndërkohë policia italiane është në kërkim të tij. Shqiptarët kanë përfunduar në pranga në Comasco, në kufi me Provincën e Varese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat