Dëmtimet e “Argjirosë”, Kumbaro shkon në Gjirokastër: Janë çarje të viteve '60, do ndërhymë

Shqipëria

Dëmtimet e “Argjirosë”, Kumbaro shkon në Gjirokastër: Janë çarje të viteve '60, do ndërhymë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:50
Gjirokastër

Çarjet në muret juglindore janë thellim i atyre të shfaqura vite më parë dhe nuk e rrezikojnë kalanë e Argjirosë në Gjirokastër, për momentin.

Por për të shmangur çdo rrezik, Ministrja e Kultures paralajmëron së shpejti një ndërhyrje përforcuese. Kumbaro inspektoi situatën së bashku me arkitektin Agron Doraci një prej ekspertëve që ka ndërhyrë në kala vite vite më parë.

Çarjet në muret e anës juglindore të kalasë së Gjirokastrës janë të vjetra, por lëvizet tektonike dhe reshjet e shiut të muajve të fundit kanë ndikuar që ato të thellohen.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pas një inspektimi theksoi se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa po përgatitet një projekt për një ndërhyrje për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm në Muret e Argjirosë.

Kumbaro: Inxhinierët janë duke punuar për të bërë projektin qoftë gjeologët, qoftë restauratorët, për të parë sesi do të ndërhyhet për fortifikimin dhe të parandalohet çdo avancim i mundshëm i këtyre krisjeve që nuk janë të reja e theksoj. Janë çarje të vjetra të viteve '60.

Në krah të ministres Kumbaro ishte edhe arkitekti Agron Doraci, një prej ekspertëve që kanë ndërhyrë në atë zonë disa dekada më parë, thotë se sistemimi i ujërave sipërfaqësore është problemi më emergjent që kërkon zgjidhje.

Doraci: Nuk është problemi se nuk ka rrezikshmëri por nuk ka ndonjë avancim  të jashtëzakonshëm. Edhe kjo 1 cm që thonë këtu mua më duket pak e ekzagjeruar.
Por nga ana tjetër arkitekti Kreshnik Merxhani ka një tjetër qëndrim për situatën të cilën e cilëson emergjente. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se kalaja është në rrezik.
Merxhani e bazon qëndrimin e tij edhe në një studim të vitit 2006, ku kalaja e Gjirokastrës futet në një zonë me risk të lartë sizmik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat