Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së këtij shtetit.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pavarësia e Kosovës është një monument përjetësie për luftën e UÇK-së, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Luan Ramës:
10 - vjetori i Pavarësisë së Kosovës - festë për të gjithë shqiptarët e botës.
Kosova e pavarur - ëndërra jonë e bukur e bërë realitet.
Pavarësia e Kosovës, monument përjetësie për luftën e UÇK-së.
Thua Kosovë dhe ke thênë atdhetari, sakrificë, heroizëm e dinjitet kombëtar./BS