Lezhë, një rrugë kryesore do të mbajë emrin e vëllait të ish deputetit Arben Ndoka

Shqipëria

Lezhë, një rrugë kryesore do të mbajë emrin e vëllait të ish deputetit Arben Ndoka

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 06:24
Aleksandër Ndoka

Rruga kryesore që lidh lagjen "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës me supestradën do të mbajë emrin e Aleksandër Ndokës.

Vëllai i ish deputetit socialist, Arben Ndoka u vra në një atentat pranë shtëpisë së tij më 9 dhjetor 2017 dhe ende nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë krim.

Aleskandër Ndoka kishte dhe postin e këshilltarit në këshillin bashkiak të Lezhës.

Ndërkohë dje ky Këshill pranoi propozim e këshilltarit Emirjan Lazri.Ai u shpreh se Aleksander Ndoka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshem në mbarvajtjen e Këshillit Bashkiak dhe në disa funksione publike që ka mbajtur, ndaj dhe ky vlersim është në shenje respekti për figurën e tij.

Aleksandër Ndoka u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij më 9 dhjetor 2017 dhe dy muaj para vrasjes ishte emeruar drejtor i IKMT për veriun 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat