Investimet strategjike në Shqipëri, ambasadori turk u kthen përgjigje kritikëve

Shqipëria

Investimet strategjike në Shqipëri, ambasadori turk u kthen përgjigje kritikëve

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 00:11
Pamje nga ngjarja

Turqia i ka kthyer përgjigje përmes ambasadorit në Tiranë kundërshtarëve dhe kritikëve të prezencës së shtuar përmes investimeve në sektorët strategjikë, debat i hapur pas interesit të tre kompanive për të ndërtuar aeroportin e Vlorës.

Nga Shkodra, ambasadori Murat Ahmet, tha se investimet dhe mbështetja turke janë tregues të vëllazërisë mes dy shteteve dhe jo dhe tentativa të shtrembërimit të historisë, sic thotë se po shtrembërojnë analizat që i quan sipërfaqësore

Murat Ahmet: Janë interpretime sipërfaqësore dhe jo me këmbë në tokë. Qëllimi jonë është që nga historia e kaluar me Shqipërinë të marrim më të mirën dhe në bashkëpunimin me shtetin shqiptar të ndërtojmë projekte që i shërbejnë zhvillimit dhe të ardhmes. Nuk kemi asnjë qëllim tjetër.

Ambasadori ishte në Shkodër së bashku me një delegacion të “Tika-s” dhe zv/kryeministren Senida Mesi për të parë gjendjen e xhamisë së Plumbit, aty ku pas 1 muaji do të nisin punimet për kthimin në identitet.

4 milion euro do të hidhen nga Turqia për këtë objekt monument kulture, që prej 27 vitesh ndodhet në gjendje mjerimi dhe i përmbytur në muajt e dimrit.

Senida Mesi: Do të jetë një investim rreth 4 mln euro, i cili do të zgjasë 1 vit, 1 vit e gjysmë në varësi të problematikave.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1773. Ajo i rezistoi periudhave të errëta që kaloj vendi dhe mbi supe mban edhe historinë e Shqipërisë demokratike, pasi në 16 nëntor 1990 aty u krye falja e parë që riktheu lirinë e besimit pas periudhës së errët komuniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat