Rama për votën kundër SHBA-ve në OKB: Edhe 100 herë po të votonim – edhe 100 herë do të votonim njëjtë

Shqipëria

Rama për votën kundër SHBA-ve në OKB: Edhe 100 herë po të votonim – edhe 100 herë do të votonim njëjtë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:56
Edi Rama

Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën vendosur që Jerusalemin ta njohin si kryeqytetin e Izraelit dhe kundër këtij vendimi të njëanshëm u bë një rezolutë në Kombet e Bashkuara ku kundër SHBA-ve votojë edhe Shqipëria – siç bënë 128 shtete të tjera.

Për këtë u bë një zhurmë e madhe në Shqipëri e Kosovë – pasi u cilësua si një votë kundër partnerit më strategjik të shqiptarëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar përse Shqipërisë iu desh të marrë këtë pozicion.

“Janë shfaqur njerëz që janë më izraelitë se izraelitët – më çifutë se çifutët do thosha unë – ndërkohë që marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera me Izraelin dhe shumë shpejt do të shihni një provë ulëritëse të këtij fakti”, ka thënë ai.

“Vota jonë ka qenë një votë që edhe 100 herë po të bëhej, edhe 100 herë ashtu do të ishte”.

“Nuk është votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por e bazuar në parim shumë të thjeshtë. Shqipëria nuk e ka luksin të futet në mes, kur ka diskordancë mes BE-së e SHBA-ve, për këtë jo unë, por edhe qeveritë tjera, përfshirë atë të Sali Berishës – që bëhet më çifut se çifutët, por bëhet edhe më palestinezë se palestinezët kur ka nevojë – kemi vendosur që kur ka diskordanca të tilla, Shqipëria është në linjë me BE-në”.

“Këtë e dinë partnerët tanë në SHBA, këtë e dinë ata, e kuptojnë dhe e mirëkuptojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat