Shega transformon Bedatin, 100 mijë rrënjë në zonën e shkretë të Divjakës

Shqipëria

Shega transformon Bedatin, 100 mijë rrënjë në zonën e shkretë të Divjakës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Ministrat e Mjedisit dhe Bujqësisë u bënë bashkë në Bedat të Divjakës ku kultivimi i shegës po transformon zonën dikur të shkretë të Divjakës. Ata e vunë theksin tek skemat e qeverisë për subvencionin dhe bënë thirrje për të mbjellë sa më shumë pemë të reja.

Shega është fruti që po transformon Zonën e Bedatit në Divjakë. Një sipërmarrës ka mbjellë rreth 70 hektarë me këtë frut, falë granteve të qeverisë, ndaj mbjelljeve të reja iu bashkuan edhe dy Ministra.

Peleshi: Në 4 vite 2 milionë pemë vetëm të mbështetura nga ministria e Bujqësisë  dhe me iniciativën private të lirë, drurët frutorë mund të kapin shifrat rreth 4 milionë deri 5 milionë.

Ndërsa  Ministri Klosi e mban fokusin tek datat 23-24 Mars, si dita ndërkombëtare e mbjellës së pemëve në kuadër të muajit të mjedisit.

Klosi: Në datën 23-24 shkurt e kemi shpallur ditën e pemëve dhe do të kërkojmë që çdo femije,  çdo nënë, çdo familjar, të mbjellë një pemë për njeriun e tyre të dashur të riprodhojë në tokë diçka, atë detyrë që n a ka dhënë në fakt edhe Bibla edhe Kurani. Prandaj ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje njerëzve që të ndjekin shembullin e Shpëtimit dhe Ilir Trebicka të cilët kanë mbjellë në një ditë 100 mijë pemë.

Por veç tokës, plantacioni i ri i shegëve po transformon edhe ekonominë e familjeve të zonës.

Rreth 100 mijë rrënjë shegë janë mbjellë në zonën, ku dikur internoheshin kundërshtarët e regjimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat