Çfarë shkruan 'Wall Street Journal' për përplasjen Lu – Llalla

Shqipëria

Çfarë shkruan 'Wall Street Journal' për përplasjen Lu – Llalla

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Wall Street Journal

Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në këtë shtet si i akuzuar për korrupsion, ish- kryeprokurori shqiptar, Adriatik Llalla ka folur për mediat e SHBA-ve.

Në një përgjigje për Wall Street Jornal, Llalla shprehet se ky vendim është marrë pas keq informimit që DASH-it i është bërë nga ambasadori Lu

Artikulli

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi ish-prokurorit të përgjithshëm shqiptar hyrjen në SHBA, duke pretenduar se është i përfshirë në korrupsion.

Adriatik Llalla, gruaja e tij dhe dy fëmijët u bllokuan të hyjnë në SHBA sipas një ligji të vitit 2017 që autorizon Departamentin e Shtetit të vendosë ndalime për viza ndaj zyrtarëve qeveritarë që janë gjetur si "të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".

Ligji autorizon ndalimin e anëtarëve të familjeve të këtyre zyrtarëve.

Z. Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm i Shqipërisë nga dhjetori 2012 deri në dhjetor 2017.

Ai mohoi çdo akuzë për korrupsion duke iu përgjigjur pyetjeve me shkrim, ai tha se kurrë nuk ishte vënë nën hetim nga autoritetet shqiptare.

Ndalimi i shkeljes në SHBA ndaj tij dhe familjes së tij është produkt i një grindjeje me ambasadorin Donald Lu, tha ai.

"Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas keqinformimin mbi personin tim nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit", tha ai.

Njoftimi i SHBA u bë i njohur përmes një deklaratë të shkurtër postuar të mërkurën në mbrëmje, njoftimi nuk specifikonte aktet e korrupsionit për të cilat ai akuzohet. 

Një zëdhënëse e DASH-it tha të Premten përmes një emaili se departamenti “ka informacion të besueshëm se z. Llalla është i përfshirë në raste të dukshme korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës së tij” në këtë pozicion. Ajo refuzoi komente të mëtejshme.

Zotërinjtë Llalla dhe Lu janë përballur për çështjen e reformës në drejtësi, një nga problemet e rëndësishme në përpjekjet e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

Reforma u miratua në vitin 2016, por zbatimi i saj ka qenë i vështirë, me tymuese të hedhura në Parlament pas votimit për zëvendësuesin e përkohshëm të z. Llalla.

Zoti Lu akuzoi zotin Llalla në fillim të 2017 se ishte shprehur kundër reformës dhe z. Llalla i quajti komentet një përpjekje për të manipuluar opinionin publik.

Konflikti u përshkallëzua. Në atë kohë ambasada amerikane revokoi vizat e udhëtimit të disa gjyqtareve dhe prokurorëve shqiptare pa publikuar emrat e tyre, duke bërë të ditur “abuzimin flagrant të vizës zyrtare” nga ana e një prokurori të lartë dhe bashkëshortes së tij.

z. Llalla tha se vizat e tij dhe të bashkëshortes ju revokuan vitin e shkuar për arsye së bashkëshortja udhëtoi në SHBA me një pasaportë diplomatike për shkak të problemeve shëndetësore.

 Gjatë periudhës së udhëtimit ajo ishte shtatzënë dhe lindi në SHBA.

Llalla tha se pas kësaj iu bë e njohur nga z. Lu se zyrtarët nuk mund të përdorin viza diplomatike për vizita private.

Z. Llalla tha se nuk e di çfarë provash për korrupsion ka për të SHBA, por ai bën fajtor zotin Lu për këtë çështje, duke u shprehur se z. Lu “ka keqinformuar dhe keqinformon me qëllim”.

“ Ai më ka fyer mua, familjen time dhe gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, tha zoti Llalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat