Koço Kokëdhima: Rama shkel dhe shtyp artistët dhe popullin, duhet shporrur

Shqipëria

Koço Kokëdhima: Rama shkel dhe shtyp artistët dhe popullin, duhet shporrur

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:51
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima u shpreh se kryeministri i vendit Edi Rama shkel dhe shtyp artistët dhe popullin e tij dhe se një kryeministër i tillë duhet shporrur sa më parë.

Koço Kokëdhima: Konkluzioni ynë dhe qëndrimi ynë si ZGJIDHJE është shumë korrekt, bazohet në fakte të njohura publike, nuk bazohet në gjëra gjysmake. Bazohet në këto që shpjegova unë, në faktin që këta kanë injoruar të jenë transparentë dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri. Këta e kanë vënë popullin shqiptar përballë njëqind fakteve të kryera të rënda dhe në mënyrë komplet të paligjshme. Shikoje çfarë ka bërë ky zotëria në Verri, me ata fshatarët e varfër të Vërrisë. Ky është një turp dhe kjo është një qeveri e papërgjegjshme. Shkon dhe i shkel fshatarët. Ata kanë gjithë historinë, jetojnë atje në tokat që iu kanë lënë në Verri, jetojnë atje ata fshatarë dhe shkon ky zotëria tani dhe iu thotë “Do ua prish shtëpitë”, “Do ua shkatërroj tokat”, “Do ua vras mundësinë që të jetoni”, “nuk do shisni më as perime, as qumësht as kurrgjë” se kam nevojë unë të bëj një inicienator me këta pseudo-biznesmenët që ka emëruar ky zotëria që i merr nga xhepi i tij dhe i bën biznesmen në një ditë. Edhe i thotë të jap 300 milionë euro ty biznesmen edhe të bëhesh i madh sepse kështu dua unë, sepse më shërben mua dhe ata fshatarët i shkel me këmbë. Nuk bëhet as transparencë, as debat publik, t’i marrësh tjetrit pronën, t’i shkatërrosh shtëpinë. Dhe nuk e pyet. Shkon atje, i shkel me këmbë artistët, i nxjerr jashtë artistët, pa një konsultim sikur ata të jenë domethënë gjëja më e fundit. Por në fakt ata meritojnë respekt, çdo krijesë meriton respekt, veçanërisht artistët që janë figura publike. Artistët që prodhojnë dhe ndërtojnë ëndrrat e një populli. Çfarë do të ishte një popull pa artistët? Do të ishte një hiç, në një njeri që nuk ëndërron dot. Ç’është një njeri që nuk ëndërron dot? Është një i vdekur. Ja kështu e do popullin ky. Ky e do popullin dhe elita jonë politike e do popullin pa ëndrra, pa krijues, pa artistë, pa njerëz që projektojnë të ardhmen dhe shpirtin e një kombi. Ky i shkel njerëzit në atë farë feje dhe i poshtëron në atë farë feje. Për këta fakte flas unë. Unë flas këtu pikërisht për këtë mungesë respekti për institucionet, për inteligjencën, për shqiptarët që kanë jetuar dhe luftuar një jetë këtu dhe që janë në vendin e tyre dhe që duhet të ndihen të respektuar në dinjitetin dhe në nderin e tyre, në interesin dhe në jetën e tyre. Për këto flas unë zotëri. Dhe këto po i përsëris shumë herë. Populli ynë po zgjohet dhe këta do kenë fatin që meritojnë, fatin e Esat Pashëve dhe fatin e të gjithë njerëzve që e kanë tradhtuar këtë popull. Dhe po them se të gjithë politikanët që kanë mëkatuar në kurriz të popullit do kenë fatin e Esat Pashës. Shqiptarët nuk do t’i tolerojnë gjatë ata. Këta po deshën të kuptojnë, po nuk deshën le të mos kuptojnë. Më keq për ta po nuk kuptuan. Ne do të ecim me vendosmëri. Unë edhe ZGJIDHJA do të ecim me vendosmëri dhe do të udhëheqim popullin po me vendosmëri, në të drejtën e tij t’i shporri këta politika dhe këta politikanë dhe të vendosin në këtë vend liritë që gëzojnë popujt e tjerë. Nuk kërkohet asgjë më shumë. Nuk kërkohet. Ne duam zgjedhje. Nuk kërkojmë asgjë më shumë. Duam zgjedhjet që bëjnë edhe popujt e tjerë, siç kërkojmë drejtësinë, lirinë ekonomike që e kanë të gjithë popujt e tjerë. Nuk kërkojmë asgjë tjetër. Nuk duam që Zoti dhe dielli të jetë ky zotëria. Nuk duam që të jemi si në periudhën e feudalizmit dhe në atë të monarkëve, ku monarku ua jepte tokat atyre vasalëve të vet, ua jepte tokat atyre që kishin pushtet etj etj merrja këtij, jepja atij, ia jepte punët ku di unë, e ndan buxhetin e shtetit vetëm aty ku ka vota dhe ka pushtet ky zotëria, Këta duam ne . Duam gjërat që janë normale në çdo shtet demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat