PD i bën apel qeverisë: Kthejini urgjent ndihmën ekonomike 20 mijë familjeve të varfra

Shqipëria

PD i bën apel qeverisë: Kthejini urgjent ndihmën ekonomike 20 mijë familjeve të varfra

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:38
Albana Vokshi

Partia Demokratike ka ngritur zërin sot për shkurtimin në masë të mijërave familjeve në Shqipëri nga listat e ndihmës ekonomike dhe i ka kërkuar qeverisë ta pezullojë menjëherë atë vendim. 

Deputetja Albana Vokshi nga selia e PD tha se qeveria ka ngritur qëllimisht një skemë abuzuese që ta përdorë atë për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme.

PD-ja kërkon shfuqizimi e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për të përjashtuar 20 mijë familjet nga ndihma ekonomike dhe gjykon se pezullimi i skemës dhe rishikimi i saj nuk duhet të bëhen për qëllime politike, por për arsye humanitare.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat