Demarkacioni, Basha: Lajmi më i mirë në këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës

Shqipëria

Demarkacioni, Basha: Lajmi më i mirë në këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:18
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Malit të Zi dhe Kosovës për çështjen e mbetur pezull, atë të Demarkacionit.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha shkruan se në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës, nuk mund të kishte lajm më të mirë.

“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën. 

Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian.”, shkruan Basha.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një konferencë për media ditën e sotme, zyrtarisht njoftoi për Marrëveshjen e arritur për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Thaçi tha se bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, kanë arritur Marrëveshje për përmbylljen e këtij kapitulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat