Taktika e gjyqtarëve në Shqipëri, blenë shtëpi e makina me para dhuratë

Shqipëria

Taktika e gjyqtarëve në Shqipëri, blenë shtëpi e makina me para dhuratë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 08:50
Ilustrim

Gjyqtarët shqiptarë vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurive. Gjyqtarja e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, Mimoza Brahimi, rezulton se ka marrë një kredi me vlerë 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Tuareg, bashkëshorti i saj blen makinë Smart me vlerë 11 mijë euro, ndërsa djali i tyre motor Yamaha 4 000 euro.

Në vitin 2013, gjyqtarja ka shitur një makinë Audi me vlerë 1 500 000 lekë, ndërsa thotë se babai i ka bërë dhuratë 40 milionë lekë. Gjyqtarja e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, Arbena Ahmeti deklaron 1 200 dollarë dhuratë nga babai dhe 300 000 lekë dhuratë nga nëna.

Në të njëjtën kohë, duke iu referuar deklaratave të pasurive të publikuara nga Open Data, zonja deklaron se ka fituar 400 euro për asistim ligjor në hartimin e një kontrate ku palë ka qenë nëna e saj.

Gjithashtu, zonja deklaron 50 000 lekë si shpërblim për asistim ligjor gjatë përfaqësimit në gjykim, ku palë paditëse ka qenë sërish nëna e saj. Zonja bashkë me bashkëshortin kanë marrë nga prindërit zonjës Arbena Ahmeti 10 mijë euro hua, pa kontratë, për të shlyer blerjen e një apartamenti me vlerë 60 800 euro. 
Gjyqtari i Gjykatës Administrative Tiranë, Emiljano Ruli, thotë se bashkëshortja e tij, Vildana Ruli, është bashkëpronare me 1/6, në një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 69.653 m2, në Durrës. Trashëgimtarët e pronës së sipërshënuar, mes tyre dhe zonja Vildana Ruli, kanë lidhur një kontratë sipërmarrjeje përfundimtare në datën 15.04.2016, për ndërtimin ndërtimi e kompleksit turistik “Perla”. Sipërfaqja e terrenit e vënë në dispozicion nga porositësit e kontratës është 44 587 m2. Zonja përfiton dy vila, ndërsa i njihet të drejtat pasurore për njësinë në sipërfaqen prej 171.58 m2,139.61 m2 dhe 41.21 m2.

Ndërsa gjyqtari Avni Sejdi, një vitin 2004, një vit pasi kishte filluar punë, blen një apartament në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë. Si burim, Avni Sejdi, sot gjyqtar në Gjykatën Administrative në Tiranë, deklaron 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit, 700 000 lekë kursime cash në vitin 2003 dhe 2004, 1 000 000 lekë hua, 400 000 lekë kredi dhe 400 000 lekë nga kursimet e pagës të vitit 2005. Në vitin 2003 deklaron makinë Bnez 190, 250 000 lekë, të cilin e ka shitur në 2007 për 400 000 lekë, ndërsa ka blerë në 2012 Mercedes Benz CDI 300 000 lekë.

Apartamentet
Gjyqtarja Bernina Kondi deklaron se së bashku me bashkëshortin, në vitin 2011, ka blerë një apartament me sipërfaqe 90.12 m2, në Tiranë, me vlerë 8 200 000 lekë. Si burim zonja deklaron 5 000 000 kredi në BKT dhe pjesën tjetër kursime familjare të bashkëshortit. Edhe gjyqtari Bezart Kaçkini deklaron se ka blerë një parlament sipërfaqe 91.1 m2, me vlerë 38 260 euro, ku si burim deklaron kursime personale dhe huamarrje pa interes.

Ndërkaq, gjyqtarja e Administratives, Elda Vrioni, thotë se sëbashku me bashkëshortin ka blerë një apartament 75 000 euro në Durrës dhe 750 448 lekë moblilje, ku si burim deklarojnë 21 mijë euro të ardhurat nga paga ndër vite dhe nga angazhimet e tjera akademike profesionale, 14 000 euro nga bashkëshorti dhe 40 000 euro kredi. 

Pasuritë e disa prej gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë  
 
Mimoza Brahimi, Gjykata Administrative (pasuria 2013-2016)
Zotëron katin e dytë të një banese dykatëshe me sipërfaqe 110 m2 , të përfituar me trashëgimi nga prindërit.
Pronare i një apartamenti banimi me sipërfaqe 140 m2 i ndodhur në Tiranë. Prona është blerë me të ardhurat personale dhe përmes një kredie bankare.
Hua pranë në vlerën 20 000 dollarë për blerje apartament banimi.
300 000 lekë veturë tip “Reno Clio”.
Bashkëshorti 8 000 euro autoveturë.
 
8 000 euro nga puna e djalit si punëtor sezonal në Itali për 3 vjet. 
Bashkëshortët deklarojnë 5 000 euro cash.
Bashkëshorti ka shpenzuar 11 000 euro për blerjen e një autoveture tip në 2010.
Të ardhura 240 000 lekë nga qiradhënia e apartamentit me sipërfaqe 74,6 m2 në Tiranë.
Të ardhura 360 000 lekë nga qiradhënia e banesës në Shkodër.
Zonja Brahimi në 2012 deklaron se ka marrë një kredi 42 700 euro, për blerjen e një automjeti Tuareg. 
Z. Fatmir Brahimi në 2012 ka marrë një hua në vlerën 30 000 euro nga një individ.
 
Z. Fatmir Brahimi në 2012 deklaron marrjen e një Huaje në vlerën 10 000 euro sipas kontratës noteriale.
I biri, z. Fatos Brahimi ka shpenzuar vlerën prej 4 000 euro për blerjen e një automotorr Yamaha, blerë në 2012.
1 500 000 lekë të përfituara nga shitja e autoveturës Audi. 
Vlera 4 000 000 lekë e dhuruar nga babai i zonjës Mimoza përmes deklaratës noteriale të datës 23.04.2013.
Djali Fatos Brahimi ka shpenzuar 24 412 euro përmes Kontratës së Shit-Blerjes lidhur në datë 06.11.2014. Objekti i kontratës është apartamenti me sipërfaqe 61.03 m2 i ndodhur në selitë Tiranë.
Mimoza Brahimi ka shpenzuar shumën prej 2 500 në 2014 dollarë për blerjen e një garazhi me sipërfaqe 23.5 m2 i ndodhur në Tiranë, në zbatim të aneks-Kontratës së Sipërmarrjes së datës 23.04.2003. 
 
Avni Sejdi, Gjykata Administrative
Apartament në Tiranë, në 2004, 4 720 000 lekë. 700 000 lekë kursime cash të deklaruara në vitin 2003 dhe 2004; 14 000 Euro dhuratë nga vëllezërit emigrantë; 1 000 000 lekë hua; 400 000 lekë kredi; 400 000 lekë nga kursimet e pagës të vitit 2005. 
Pronar i 20% të sipërfaqes prej 5 137 m2 së tokës bujqësore dhe truall.
400 000 lekë në gjendje cash nga të ardhurat nga paga në 2003 dhe 300 000 lekë në 2004.
Makinë Benz 190, 250 000 lekë shitur 400 000 lekë në datën 26.01.2007.
 
I jep hua një shtetasi vlerën 5 000 Euro,
Merr hua shumën prej 300 000 lekë, huadhënës kunati, data e huasë 14. 12. 2009. Qëllimi i huamarrjes është aplikimi për vizë në ambasadën Spanjolle. 
300 000 për blerjen e një autoveture, marka Mercedes Benz CDI. 
 
Afërdita Maho, Gjykata Administrative 
Kontratë për apartament me sipërfaqe 52.2 m2, 40 000 euro. 
Qiraja e një apartamenti i ndodhur në Tiranë, i kthyer në dyqan, 4800 në vit
Qiraja e një apartamenti, 360 000 lekë viti
Të ardhura nga depozitimi në Fondin e Investimeve, 722 000 lekë.
Paga e bashkëshortit Besnik Maho, 27 770 dollarë
Të ardhura nga shitja e një makinë tip Audi, vlera 700 000 lekë.
 
Interesa të bashkëshortit, 521 000 Lekë.
Bashkëshorti makine tip Toyota 1500 dollarë dhe Mitsubishi 1000 dollarë.
Shtuar depozita pranë Fondit të Investimit me 700 000 lekë.
Bashkëshorti ka hapur një depozitë 15 000 dollarë.
Pagesa 4 896 dollarësh për studimet e kryera në USA.
 
Arbena Ahmeti, Gjykata Administrative 
Kontratë Porosie në datë 09.09.2008 për apartament me sipërfaqe 76 m2. Vlera totale është 60 800 euro.
Bashkëshorti deklaron zotërimin e një makine tip benz që ka vlerën 500 000 lekë.
Detyrim ekzistues, hua e bashkëshortëve në vlerën 10 000 euro, hua e marrë pa kontratë noteriale, huadhënës prindërit e zonjës Arbena Ahmeti.
Bashkëshortët marrin hua vlerën 1 430 000 lekë nga babai i bashkëshortit.
Llogari bankare në vlerën 1 200 dollarë pranë Tirana Bank, dhuratë nga babai.
Llogari bankare në vlerën 300 000 lekë pranë Tirana Bank, dhuratë nga nëna.
 
400 euro si shpërblim për asistim ligjor në hartimin e një kontrate ku palë ka qenë nëna. 
50 000 lekë si shpërblim për asistim ligjor gjatë përfaqësimit në gjykim, ku palë paditëse ka qenë e nëna.
387 775 lekë nga bursa e përfituar si studente e Magjistraturës.
3 000 euro për blerjen e një autoveture marka DaimlerChrysler. 
Të ardhura prej 1 034 136 lekë nga paga si gjyqtare.
 
35 000 lekë të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme pranë Shkollës së Magjistraturës.
500 000 lekë hua nënës, shumë e siguruar nga tërheqja e parave të depozituara në Tirana Bank. 
Subjekti deklarues ka mbyllur depozitën me afat 1 mujor pranë Alpha Bank vlera ishte 430 000 lekë
Krijohen kursime cash në vlerën 600 000 lekë.
 
Bernina Kondi, Gjykata Administrative 
1 e 4-ta të një shtëpie banimi private dykatëshe me sipërfaqe 120 m2 në vlerën 6 000 000 lekë. 
1 të 4-ta pjesë e tokës bujqësore me sipërfaqen 4 000 m2, 200 000 lekë.
Benz 2 000, 700 000 lekë, përfituar në vitin 2003, shitur në 2004, 600 000 lekë.
Kontrate për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 57 m2, 39 000 euro. 
Blerë autoveture tip Opel Korsa 200 000 lekë dhe shitur 250 000 lekë në 2008. 
 
Bashkëshortët blerë apartament me sipërfaqe 90.12 m2, në Tiranë, 8 200 000 lekë. Nga të cilat 5 000 000 janë paguar me kredinë e marrë nga BKT, dhe pjesa tjetër kursime familjare të bashkëshortit. 
Të ardhura 235 055 lekë paga si gjyqtare. 
Të ardhura prej 1 188 339 lekë neto nga paga e bashkëshortit si prokuror.
Pas vdekjes së nënës, Kondi bëhet bashkëpronare për pjesën 1 e 3-ta, në pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga nëna e saj. Truall me sipërfaqe 300 m2, nga ku 100 m2 e zë një ndërtesë, në Berat. Pasuri e paluajtshme e llojit arë 2 400 m2. pasuri e paluajtshme e llojit arë 3 850 m2. pasuri e paluajtshme e llojit Ullishte 275 m2. 
 
Bezart Kaçkini, Gjykata Administrative
Bler apartament me sipërfaqe 91.1 m2, vlera 38 260 euro, Komuna Kashar, Burimi për këtë pagesë janë kursime personale dhe huamarrje
Hua 12 000 euro me afat përmbyllje datën janar 2015.
Detyrim 12 000 euro hua z. Besim Kaçkini marrë për qëllim blerje apartamenti. 
Paga 1 073 421 lekë 
15 000 lekë të ardhura pranë Shkollës së Magjistraturës për 2016.
 
Bashkëshortja 1 101 490 lekë si prokurore.
Kursime nga paga në llogarinë rrjedhëse, 1 065 339 lekë.
500 000 lekë për blerjen e automjetit Volksëagen 3 B Passat, vit prodhimi 2002
Para Cash në shtëpi në vlerën 800 000 lekë.
 
Elda Vrioni, Gjykata Administrative
Apartament me sipërfaqe 130 m2, 75 000 Euro në Durrës. 750 448 lekë pajisje elektroshtëpiake dhe mobilje. Elda Vrioni ka paguar 21 000 uro të formuara nga të ardhurat nga paga ndër vite dhe nga angazhimet e tjera akademike profesionale. 14 000 Euro janë paguar nga bashkëshorti. 40 000 euro kredi. 
Paga si gjyqtare 1 141 021 lekë 
Të ardhura 1 750 Euro nga kontrata e bashkëpunimit pranë OSBE si eksperte.
Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar 1 315 363 lekë, 1 058.88 euro dhe 493 euro.
 
Kredi pranë Alpha Bank me vlerë 5 560 000 lekë. 
Pakësim i llogarisë me 21 000 Euro për blerjen e apartamentit.
Gjendja në llogaritë personale 88 354.46 lekë; 1 730.14 euro, 130 725.70 lekë, 9 887.42 lekë, 244.18 euro dhe14 221.16 lekë.
Pakësim i të ardhurave të bashkëshortit me 14 000 Euro, nga blerja e apartamentit. 
Kredi 10 000 euro në 2004 për investim familjar. 
 
Selvie Gjoçaj, Gjykata Administrative
Para cash në shtëpi në vlerën 800 000 lekë.
Bonusi prej 353 700 lekë i përfituar nga bursa si studente e Shkollës së Magjistraturës.
Të ardhurat nga paga 1 057 629 lekë.
Apartament me sipërfaqe 104.02 m2, 56 000 euro në rrugën “Don Bosko” Tiranë. 
Garazh me sipërfaqe 23.00 m2 në Rrugën “Don Bosko”, Tiranë4 000 euro. 
Detyrim 30 000 euro pa interes 
Kredi 4 200 000 lekë
 
Semiramis Hoxholli, Gjykata Administrative 
Llogari rrjedhëse 9 279.57 lekë.
Të ardhura nga paga 971 748 lekë
Detyrim në vlerën 79 941 lekë në formë Overdraft Bankar.
Deklarohen shpenzime të shlyera të vitit, për pagesë qiramarrje. Kësti mujor 6 000 lekë. Pa kontratë.
 
Nafie Curri, Gjykata Administrative 
Shtëpi banimi me sipërfaqe 190 m2, zotëruese në 25% të saj, e përfituar nga të ardhurat e përbashkëta të familjes dhe të ardhurat nga emigracioni i vëllait.
Autoveturë Tip Renault, në vlerën 200 000 lekë të përfituara nga të ardhurat nga paga.
Paga 1 163 525 lekë, si gjyqtare 
Bashkëshorti paga dhe shpërblime prej 2 080 104 lekësh si Inxhinier në shoqërinë Euro Partners Consulting.
 
Z. Hasko depozitë në vlerën 3 000 127 lekë 
Bashkëshorti deklaron pakësim të gjendjes cash prej 500 000 lekësh në 0 lekë.
Gjendja e llogarisë së bashkëshortit 803 121 lekë.
Bashkëshorti llogari pranë BKT Tiranë, në vlerën 40 004 euro.
Bledar Hasko llogari 2 291 578 lekë.
 
Emiljano Ruli, Gjykata Administrative 
Bashkëshortja Vildana Ruli 1 571 688 lekë paga si drejtoreshë pranë SIGAL sh.a.
900 000 lekë të përfituara nga shitja e makinës Mercedes Benz
100 000 lekë të përfituara nga shitja e automjet i llojit Opel Corsa,  
Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes 98 227,37 lekë.
Gjendja e llogarisë së e deklaruesit 1 728, 61 lekë.
 
Bashkëshortja ka kaluar nga një depozitë 226 380 lekë për blerje automjeti.
Detyrim ekzistues në vlerën 2 000 000 për blerje apartamenti. 
Detyrim ekzistues në vlerën 3 000 000 lekë me qëllim blerjen e apartamentit të banimit.
Detyrim ekzistues në vlerën 1 980 000 lekë me qëllim shlyerje kredie. 
1 500 000 lekë të shpenzuara nga blerja e automjetit lloj Mercedes Benz.
 
Bashkëshortja rezulton bashkëpronare për pjesën një e gjashtëdhjeta, në një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 69.653 m2, në Durrës. Kjo pronë është përfituar me vendim nr. 46 të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, dhe regjistruar në Zyrën Vendore Të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës (ZVRPP) në datë 31.05.2016. Zonja Ruli bëhet pjesëtare në këtë pasuri për shkak të trashëgimisë ligjore, pas vdekjes së të atit, zotit Sali Golemi.
 
Trashëgimtarët e pronës së sipërshënuar, mes tyre dhe zonja Vildana Ruli bashkëshorte e subjektit deklarues, kanë lidhur një kontratë sipërmarrjeje përfundimtare në datën 15.04.2016, me palë në sipërmarrje një shoqëri biznesi. Kjo kontratë përfundimtare është në vazhdim të kontratës së mëhershme në datën 10.02.2010 dhe ku janë përcaktuar kushtet dhe sipërfaqet që u takojnë bashkëpronarëve nga ndërtimi i kompleksit turistik “Perla”. Sipërfaqja e terrenit e vënë në dispozicion nga porositësit e kontratës është 44 587 m2. E Drejta pasurore e pronarëve të truallit (porositësit) është sa 30 përqind e ndërtimit (kompleks turistik).
 
Me deklaratë Noteriale lidhur mes trashëgimtarëve ligjorë, është njohur e drejta e tre personave, përkatësisht Zonjës Vildana Ruli dhe dy të afërm të saj ( Nëna dhe Vëllai) të fitojnë të drejta pasurore, më parë të mbajtura nga Zoti Sali Golemi. Sipas kësaj deklarate noteriale Trashëgimtarët kanë fituar të drejtën e sipërmarrjes për: papafingon me sipërfaqe 92.2 m2; apartament me sipërfaqe 92.2 m2; apartament me sipërfaqe 63.5 m2.
Përfundimisht Zonja Vildana Ruli përfiton 100 %: një vilë me sipërfaqe 102.2 m2 ( Kompleks Turistik); një vilë tjetër 135.98 e ndodhur në kompleksin turistik. Kjo për shkak të aneksit të Kontratës së Sipërmarrjes të lidhur me datë 22.10.2016 që është në vijim të Kontratave të Sipërmarrjes datë 04.05.2010 dhe 29.06.2012.

Në këto kontrata paraprake, Zonjës Ruli i njiheshin të drejtat pasurore për njësinë në sipërfaqen prej 171.58 m2 dhe 139.61 m2. Gjithashtu me dakordësi mes palëve, vëllai ka hequr dorë nga sipërfaqja 41.21m2 që i ka mbetur pa përfituar nga Kontrata e Sipërmarrjes dhe ia kalon të drejtën motrës. Ndërsa sipërfaqja prej 4.99 m2 do t’i zbritet në Kontratën e ardhshme ku bashkëpronarët do bien dakord me investitorin për një sipërmarrje në sipërfaqe prej 19 hektarësh.
 
Në datën 31.12.2016, gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes pranë Raiffeisen Bank është 310 502.12 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës e Emiliano Ruli pranë Bankës Tregtare Kombëtare në datën 31.12.2016 është 1 357.61 lekë
Gjendja e llogarisë së bashkëshortes pranë Bankës Raiffeisen në datën 31.12.2016 është 294.89 Euro.
Detyrim ekzistues në vlerën 2 000 000 lekë si rrjedhojë e një huamarrje me kontratë mes palëve, me afat gjashtëvjeçar lidhur në datën 11.01.2010. Huaja është marrë nga Emiljano Ruli me qëllim shlyerjen e një huaje të mëparshme (2009.) për blerje apartamenti.
 
Detyrim ekzistues në vlerën 3 000 000 lekë si rrjedhojë e një huamarrje mes deklaruesit dhe të atit, pa afat. Huaja është marrë nga Zoti Ruli me qëllim blerjen e apartamentit të banimit.
Detyrim ekzistues në vlerën 1 980 000 lekë, pa afat, si rrjedhojë e një huamarrje me kontratë verbale mes bashkëshortes Zonjës Ruli dhe dajës së saj (ortak i vetëm dhe administrator i një shoqërie). Huaja është marrë me qëllim shlyerje të kredisë e marrë me Kontratë Kredie Bankare dhe Hipotekore, në datë 27.2.2010 ku kredidhënës ishte Raiffeisen Bank për vlerën 2 000 000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat