Rrëshqitje masive dheu, bllokohet plotësisht rruga Pukë- Fushë Arrëz

Shqipëria

Rrëshqitje masive dheu, bllokohet plotësisht rruga Pukë- Fushë Arrëz

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:20
Rrëshqitje masive dheu

Moti i keq që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit ka sjellë shembje masive dherash në rrugë.

Mësohet se shembja masive e dherave ka ndodhur në aksin rrugor Pukë- Fushë Arrëz, rreth 3 km nga dalja e qytetit të Pukës.

Për pasojë është bllokuar rruga në masën 70% të saj nga gurët dhe dherat. Për më tepër rruga bëhet më e rrezikshme pasi bllokimi ka ndodhur në kthesë dhe në hyrje të urës.

Ndërkohë mësohet se kompania e licensuar për mirëmbajtjen e rrugës nuk ka ndërhyrë ende për pastrimin e trasesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat