Kokëdhima: PS dhe PD kanë marrë peng shtetin

Shqipëria

Kokëdhima: PS dhe PD kanë marrë peng shtetin

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:59
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima është shprehur se dy partitë e mëdha, që janë PS dhe PD kanë marrë peng shtetin.

Ai tha se janë këto dy parti që kontrollojnë zgjedhjet dhe se pa reformë zgjedhore me sistem elektronik, vendi ynë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Si e përmirësova shikimin tim për dy javë
Koço Kokëdhima: Çlironi zgjedhjet! Ku ka një shtet në botë, ku ka një vend në botë, ku ka një popull në botë, që të rrijë në të ashtuquajturën demokraci pa zgjedhje? 

Ku ka një shtet në botë ku dy partitë e kriminalizuara deri në palcë, zotëruar nga mafia e partive, që kanë uzurpuar shtetin shqiptar dhe e kanë shndërruar në një shtet mafioz, e këto dy parti qeverisin zgjedhjet në Shqipëri. Më thoni një shembull të ndonjë shteti të kontinentit tonë, që quhet demokratik ku zgjedhjet i bëjnë dy partitë e kusarëve siç është Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. 

Nuk ka asnjë vend! Për çfarë iu duhet administrata zgjedhore këtyre? Për çfarë iu duhet? Për çfarë iu duhet dy partive të kenë nën vete administratën zgjedhore? Si ka mundësi? Do ishte normale? Si thoni ju do ishte normale që një kampionat futbolli ta administrojnë dy klube dhe t’ju japin drejtësi klubeve të tjera? Jo.

Do të ishte normale që shteti të bëjë administrimin e zgjedhjeve, që administrimi i zgjedhjeve të mos bëhet me 100 e ca mijë komisionerë, të cilët janë hordhitë e partive që shpërbëjnë shtetin, që grabisin shtetin, grabitqarë, që marrin dhe japin para, sigurisht nuk janë të gjithë të tillë, por janë një masë e madhe që presin vendet e punës, që pret shpërblimet nga ato shpërdorimet e pushtetit që bëjnë partitë që kthejnë në pushtet atë angazhim të tyrin, që presin tenderat, që presin paratë, që presin shpërblimet, që presin lëshimet, presin koncesionet e kështu me radhë. 

Nuk kanë punë 100 e ca mijë njerëz të bëjnë këtë punë, jo. E bëjnë 10 mijë njerëz të shtetit, të cilët me elektronikë bëjnë zgjedhjet si në vendet normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat