Padia për shpifje, Shkëlzen Berisha jashtë gjykatës: Kanë frikë për të vendosur drejtësi

Shqipëria

Padia për shpifje, Shkëlzen Berisha jashtë gjykatës: Kanë frikë për të vendosur drejtësi

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:23
Shkelzen Berisha

Pas seancës gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, për padinë që ai ka ngritur ndaj Ballës për shpifje lidhur me çështjen CEZ, djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha hodhi akuza mbi deputetin socialist Taulant Balla, se sipas tij, fshihet pas imunitetit.

Berisha tha se Gjykata ka frikë të shprehet.

Shkelzen Berisha: Jam këtu për të vendosur drejtësi. Gjykata iu përgjigj kërkesës së prokurorit dhe ia kthen sërish gjykatës së lartë. Kjo është frikë për të vendosur drejtësi.

Pyetje: Po qëndrimi i Prokurorisë, e cila tha se vendimi i mëparshëm i gjykatës së Lartë është i padrejtë, si e gjykoni ju?

Shkelzen Berisha: Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë dhe një kryeprokuror dhe gjykatës që ka frikë mund të kthejë sërish në gjykatën e Lartë. Balla e ka një damkë si shpifës, dua që të marrë një përgjigje ligjore. CEZ? Kjo është cështje e ndryshme, për të cilën Balla thotë se për tre vite nuk kam paguar asnjë taksë. Unë kam paguar mbi 50 mln lekë taksa. Përsa i përket CEZ është një shashkë dhe kam deklaruar atë që kam deklaruar para jush. Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri. Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat