Përfundon takimi Meta -Berisha për kufirin detar me Greqinë, diskutim për 50 minuta

Shqipëria

Përfundon takimi Meta -Berisha për kufirin detar me Greqinë, diskutim për 50 minuta

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:50
Presidentit Meta me ish-kryeministrin Berisha

Ka përfunduar takimi I Presidentit Meta me ish-kryeministrin Berisha, takimi i cili zgjati për rreth 50 minuta, u zhvillua në kuader të një serë takimesh që kreu i Shtetit, Meta zhvilloi me ish Presidentët  për të diskutuar me ta për çeshtjen e nisjes së bisedive me Greqinë për një marërveshje për çeshtjen e detit.

Kreu i shtetit Ilir Meta priti në Presidencë, ish-presidentin Sali Berisha, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës për t'u konsultuar për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë dhe Proltfuqishmërinë që kërkon Ministri i jashtëm Ditmir Bushati për të.

Presidenti Meta  u konsultua dje me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani dhe paraditen e sotme, me  Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin.

Procesin e konsultave, Meta e mori me iniciativë për shkak të rëndësisë që ajo paraqet për interesat kombëtare.

Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kërkuar nga Presidenti, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prlotfuqishmëri për ta përfunduar marrëveshjen.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat