Kërkesa e Bushatit për negociatat me Greqinë, Pas Moisiut, Meta pret Meidanin

Shqipëria

Kërkesa e Bushatit për negociatat me Greqinë, Pas Moisiut, Meta pret Meidanin

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:58
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Presidenti Ilir Meta, sot pritet të zhvilloje disa takime me presidentët e kaluar. Pas letrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Meta ka kërkuar konsultim me paraardhësit e tij. Vetem pak me pare, Meta ka nisur nje takim me ish presidentin Moisiu dhe sapo ka mbyllur biseden me te, ka nisur takim me ish presidentin Meidani.

Pas takimeve gjatë ditës së djeshme ne Presidentin Bujar Nishani dhe Bamir Topi, sot pritet që të takoj tre ish-presidentët e tjerë.

Meta do të pres sot Sali Berishën, Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin, për tu konsultuar në lidhje me negociatat me Greqinë

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat