“Universiteti i Tiranës”, Meta: Të respektohet autonomia! Rama: Shqetësim se si administrohet UT

Shqipëria

“Universiteti i Tiranës”, Meta: Të respektohet autonomia! Rama: Shqetësim se si administrohet UT

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:39
Universiteti i Tiranës

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur aktivitetin për analizën vjetore të KLSH për të reaguar në lidhje me debatin për Universitetin e Tiranës.

Në fund të fjalës së tij, kreu i shtetit shqiptar tha se arsimi i lartë po përballet me sifda të mëdha, ndërsa këshilloi që duhet qëndruar larg çdo komunikimi arrogant.

“Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj universiteteve. Problemet e arsimit të lartë nuk i takojnë vetëm universiteteve, qeverisë apo institucioneve, por i takojnë të gjithë shoqërisë. Ne e dimë që arsimi i lartë ndeshet me sfida të vështira, me vështirësi dhe sfida dhe për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë. Por jam i  bindur që të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant, i cili nuk na ndihmon për të konsoliduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri, aq më tepër tek të rinjtë dhe fëmijët tanë. Respektimi i autonomisë universitare dhe i lirive akademike është një standard i rëndësishëm për një vend që do të jetë i barabartë me vendet e tjera të BE”,tha Meta.

Ndërkohë në seancë, opozita e akuzoi qeverinë se po ndërhyn tek autonomia universitare.

Kurse Rama tha se ka një rankim që e nxjerr të fundit Universitetin e Tiranës.

“Që në shqip i thonë bishti i fundit i kavallit”, tha Rama.

“Ka një shqetësim se si po administrohet Universiteti i Tiranës. Ky është thelbi.

Në bazë të ligjit të ri të arsimit të lartë, qeveria nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë detyrim që të administrojë Universitetin e Tiranës. Administrimi i UT është kompetencë ligjore e bordit të administrimit të UT. Në bazë të ligjit të ri, bordi i administrimit është i ndarë nga drejtimi akademik.

Është një fakt që në UT nuk ka shumë njerëz që nuk dinë të bëjnë letra.

Unë mendoj se ata që kanë detyrën të bëjnë letrat, nuk bëjnë detyrat.

Nuk është e vërtetë që ne shkuam në universitet, që të jemi të saktë, e vërteta është që ne morëm një shqetësim publik nga një grup pedadogësh, dhe meqë jemi të gatshëm të komunikojmë, shprehëm gatishmëri të takohemi,” tha Rama.

Disa herë Rama përmendi dekanin Dhori Kule, duke thënë se ai është njeri i demokratëve.

Sipas tij, prerjen e kokave nuk po e kërkon ai.

“Prerjen e kokave e kërkon dekanati. Janë katër dekanë që kërkojnë shkarkimin e rektorit,” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat