Deklaratë e fortë e rektorit: Universiteti në kolaps të plotë, paguhen punonjës që s’janë në punë

Shqipëria

Deklaratë e fortë e rektorit: Universiteti në kolaps të plotë, paguhen punonjës që s’janë në punë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:59
Mynyr Koni

Rektori i UT, Mynyr Koni, deklaroi sot se universiteti publik është futur në kolaps të plotë duke thënë se “po paguhen edhe punonjës që u është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Ai ka hedhur akuza mbi kancelarin dhe bordin e administrimit që sipas tij e kanë futur në kolaps funksionimin e universitetit.

“Ajo që ka ndodhur është që me miratimin e buxhetit 2017, kancelari dhe për pasojë bordi nuk kanë zhvilluar asnjë procedura duke penguar dhe duke kaluar në kolaps funksionimit e UT. Veprimet e tyre kanë qenë në shkelje të plotë të ligjit duke marrë rolin e punëdhënësit që në asnjë nen të arsimit të lartë, kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit. Ashtu edhe bordi i administrimit në asnjë nen nuk ka të drejtë të emërojë ose shkarkojë punonjës të rektoratit të UT, por ligji i ka dhënë të drejtën të vetëm emërimin dhe shkarkimin e administratorit të universitetit”, tha Koni.

Rektori deklaroi gjithashtu se paguhen punonjës që i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

“Drejtoria e Burimeve Njerëzore që nga mesi i dhjetorit është e bllokuar ku ndodhet i gjithë dokumentacioni me të cilën punohet. Pengohen me urdhër verbal punonjësit të futen në UT. Vazhdojnë mos paguhen punonjës që kryejnë detyrën përkatëse sipas specialitetit të tyre. Paguhen punonjës që i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës, në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë është informuar ministria dhe nuk ka asnjë reagim. Bordi është një strukturë e cila ka përgjegjësi ligjore për veprimtarin financiare dhe administrative, por që garanton përmbushjen e misionit e cila e realizon senati akademik. Bordi nuk ka asnjë detyrim ligjor ndaj senatit akademik”, vijoi ai.

Rama jo vetëm rrëzoi kërkesat që pedagogët i kanë cilësuar imediate, si Ligjin për Arsimin e Lartë si dhe rritjen e pagave, por hoqi dorë nga investimi që duhet të bëjë ndaj institucionit publik. Ai ironizoi mbi situatën që ndodhet universiteti, duke e cilësuar si “bishti i fundit i kavallit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat