Berisha: Rama është i çmendur, ka nisur sulm frontal ndaj elitës së kombit

Shqipëria

Berisha: Rama është i çmendur, ka nisur sulm frontal ndaj elitës së kombit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 11:57
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër në fjalën e tij ndaj kryeministrit Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj pedagogëve dhe artistëve.

“Nga zhuli i injorancës ka ndërmarrë një sulm frontal ndaj elitës së kombit.

Xhahilët, vulgarët, kriminelët morën pushtetin dhe iu përveshën me egërsi më të madhe elitës kombëtare.

Ky i keqshkolluar apo i pashkolluar nisi fillimisht betejën me arsimin e vendit. Asgjë nuk ka më delikate se arsimi i një vendi.

Siç dëshmon PISA, ky sistem filloi ngjitjen pavarësisht se injorantët këtu pas meje nuk dinë as të lexojnë rezultat e PISA-s. Nuk kanë asgjë të përbashkët me arsimin, me shkollën, me inteligjencën.

Ka pesë vite që ka ndaluar doktoraturat në universitetet publike, por ato vazhdojnë në universitetet private.

Pasi dështoi që të emërojë rektorin me shullazët e tij, shkoi dje e foli me gjuhën e Shullazit përpara pedagogëve. Po pse kjo? Sepse tani janë tenderat.

Dhe tani o burra të shkatërrojmë Universitetin e Tiranës, pasi duhet që universitetet e klientelës, të marrin fondet dhe të ndajnë paratë e taksapaguesve shqiptarë,” tha Berisha.

Ai tha se Rama po i ofendon gazetarët, artistët, pedagogët.

“Ka qenë një i çmendur, Petro Koleka, që sillej rrugëve, ai ka qenë gjysh i këtij. Ju e keni kryetar. Ky ka rrjedhur, ka luajtur fare, është çmendur. Vizatimet e tij janë quajtur nga ekspertët si vizatime të një adoleshenti të droguar,” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat