Marrëveshja për detin me Greqinë, Meta pret në konsultim ish-Presidentin Berisha

Shqipëria

Marrëveshja për detin me Greqinë, Meta pret në konsultim ish-Presidentin Berisha

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 10:26
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta pret sot ish-Presidentin Sali Berisha për konsultim lidhur me Marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë, që kërkon të nënshkruajë qeveria shqiptare pas negociatave që ka zhvilluar javët e fundit.

Burime nga Presidenca thanë dje se Berisha e ka pranuar ftesën, por nuk janë dhënë detaje për orën e takimit.

Në kuadrin e këtyre konsultimeve, Meta u takua dje me dy paraardhës së tij, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.

Nevoja për konsultime ka ardhur pasi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka kërkuar zyrtarisht, presidentit Ilir Meta, plotfuqishmëri për avancimin e marrëveshjes së ndarjes së detit me Greqinë, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur që marrëveshja nuk mund të bëhet pa lejen e kreut të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat