Elbasani përfshihet nga dëbora dhe ngricat, 12 mijë banorë në terr, ja akset problematike

Shqipëria

Elbasani përfshihet nga dëbora dhe ngricat, 12 mijë banorë në terr, ja akset problematike

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:10
Ilustrim

Parku i Elbasanit është përfshirë së fundmi nga moti i keq, i shoqëruar me ngrica, stuhi dhe erëra të forta.

Për pasojë rreth 12 mijë abonentë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi janë dëmtuar shtyllat e tensionit të mesëm e atij të ulët në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Përrenjas, Elbasan dhe Gramsh.

Aktualisht në terren ndodhen prej 24 orësh 170 punonjës dhe dhjetëra mjete te OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.

Ndërkaq, problematik paraqitet edhe qarkullimi në disa akse rrugore, më së tepërmi në aksin Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë ka 50-60 cm dëborë.

Aktualisht sipas EC rruga është e hapur pasi dje u punua gjatë gjithë ditës por qarkullimi është i mundur vetëm me zinxhirë. Qarkullimi në disa segmente të zonave rurale paraqitet i rrezikshëm pasi rrugët janë mbuluar me borë dhe ka prani të ngricës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat