Andrea hedh dritë mbi diskutimet për Teatrin: Disa artistë erdhën për të qarë hallet

Shqipëria

Andrea hedh dritë mbi diskutimet për Teatrin: Disa artistë erdhën për të qarë hallet

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:34
Ema Andrea

Shumë nga aktorët kanë qarë hallet e tyre në debatin për Teatrin Kombëtar, por ajo që duam ne është që të pyetemi për atë vend ku kemi punuar me vite.

Është ky qëndrimi i Ema Andreas, njërës ndër përfaqësueset e aktorëve që kanë takuar këtë të mërkurë Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro në lidhje me të ardhshmen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe çështjen delikate të ligjit për Artin dhe Kulturën.

E ftuar në News 24, Ema Andrea u shpreh se më në fund ka një dialog mes artistëve dhe qeverisë, por nga ana tjetër, artistët duhet të jenë të gjithë të bashkuar dhe të kenë një gjykim të njehsuar për çështjet e diskutuara tashmë prej thuajse një jave.

“Më në fund ka dialog, por shpresojmë që të arrihet një konsensus. Të gjithë të pranishmit qanë hallet e tyre. Por nuk përfaqësonin asnjë nga 200 personat që përfaqësojnë teatrin. Peronat që ishin në takim përfaqësonin veten por jo teatrin. Nuk duhet të zbarisim gjithë hallet tona në 27 vite, se kthehet në politikë.

Ajo që kërkojmë artistët është që të jenë palë në problemet e tyre. E nisim nga problemi i ndërtesës. Ajo ndërtesë është lënë e amortizuar dhe aktorët kanë punuar në kushte jo të mira. Kjo çështje na takon te gjithëve, duhet te jemi bashke. Kërkojmë të jemi pjesë e vendimmarrjes për çdo gjë tonën. Po mbroj një institucion ku nuk kam qenë e emëruar kurrë. Nuk bëhet fjalë për tulla dhe llaç, as për rrogën. Bëhet fjalë që artistët të kenë dinjitet dhe të pyeten edhe ata nëse flitet për ta. Ndaj këto dyshime duhet të hiqen. Vendimmarrja qoftë edhe për ndërtesën, për statusin që ka kjo godinë”, tha ajo.

Aktorja u shpreh gjithashtu se ata nuk kanë kurrfarë problematike me “Turbinën”, por ndërtimi i saj nuk nënkupton zhdukejn e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Diversioni që ‘sna pëlqen Turbina’ nuk është e vërtetë. Ne jemi pro saj. Jemi të lumtur që u ndërtuar një hapësirë e tillë. Për Turbinën u gëzuam. Por kjo sdo të thotë se kjo hapësirë të zhdukë tjetrën. Duam garanci që kur të vijë projekti ne të dimë ça do ndërtohet, pasi do ndërtohet teatri i të ardhmes. Ndaj se çfarë do bëhet për teatrin, ne do kërkojmë informacion”, tha Andrea. Kujtojmë se Ema Andrea dhe Kastriot Çipi ka zhvilluar një takim me ministren Kumbaro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat