Vritet biznesmeni në mes të Tiranës, kohë më parë i dogjën Land Roverin /DETAJET - Bota Sot
Vritet biznesmeni në mes të Tiranës, kohë më parë i dogjën Land Roverin /DETAJET

Shqipëria

E diel, 19 gusht 2018

Vritet biznesmeni në mes të Tiranës, kohë më parë i dogjën Land Roverin /DETAJET

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një biznesmen u vra me armë në Tiranë, pranë banesës së tij ku kishte edhe shoqërinë që ai drejtonte nga viti 2016.

Memli Begalla 64 vjeç me origjinë nga Progonati i Tepelenës, baba i dy djemve, u qëllua me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pranë njësisë bashkiake numër 5. Atentarorët, ende të paidentifikuar nga policia, e kanë qëlluar biznesmenin në shesh pushimin pranë pallatit ku ai kishte banesën në katin e katërt. 64-vjecari u gjet i pajetë nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë. 

Ata dyshohet se janë larguar me një automjet. Me mbërritjen në vendngjarje, policia konstatoi se Begalla ishte i pajetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mbrëmjes rrugën "Nikolla Tupe" në sheshin mes pallateve, ku duhet theksuar se mbizotëron errësira, ndërsa gjenden të parkuara edhe shumë automjete.  64-vjeçari Begalla është qëlluar, pasi ka dalë nga makina për të shkuar në banesën e tij.

Banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi dyshohet se biznesmeni të jetë qëlluar me armë me silenciator në kokë.

“Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore”, njofton zyrtarisht policia.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Ndërkohë media mëson se në ambientet e policisë u shoqëruan edhe dy djemtë e Begallës. 

“Po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj”, njoftoi policia.

Media mëson se pak kohë më parë, Memli Begallës i kishin djegur makinën e tij Land Rover, në të njëjtën zonë, pranë banesës së tij. 

Memli Begalla prej vitit 2016 është administrator i vetëm i shoqërisë LAB- AB, që ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj. Ndërkohë, media mëson se 64-vjeçari ka në pronësi të tij edhe dy gomisteri. Zyrat e biznesit janë pranë njësisë numër 5, ku Begalli edhe jetonte.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test