Epidemia e gripit, në Fier dyshohet për viktimën e dytë

Shqipëria

Epidemia e gripit, në Fier dyshohet për viktimën e dytë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 20:42
Ilustrim

Të gjitha spitalet e vendit po përballen me një dyndje të madhe të të prekurve nga komplikacionet e gripit stinor. Ndërsa ne spitalin e Fierit ka humbur jetën një vajzë. Familjaret e saj thonë se shkak ishte gripi, por mjeket nuk e konfirmojnë. Ata thonë se duhen pritur hetimet përfundimtare nga Instituti i Shëndetit Publik.

Xhuljeta Gjeka, 21 vjeçe nga Mujallia e Fierit humbi jetën dy ditë më parë në spitalin e qytetit dhe sipas familjareve, rrethanat janë të paqarta.

Të afërmit tregojnë gjithë lëvizjet e asaj dite në spital.

“Pasi e vizitoi i dha një serum çupës, na dha recetë morëm ilaçe erdhëm në shtëpi. Në orën 3 të natës vajtëm prapë në spital nuk gjetëm njeri”, tregon një i afërm i 21-vjeçares.

“Vajzës sime nuk iu krye asnjë gjë. Asnjë lloj analize, asnjë radiogramë zemre, asnjë gjë”, shprehet i ati.

Vajza sipas mjekeve ishte prekur nga virozat e stinës. Por edhe pse ka bërë një serum, gjendja e 21-vjeçares nuk është përmirësuar, çka i ka detyruar ta çojnë sërish në spital, edhe pse nuk kane mundur dot ta shpëtojnë.

Drejtorja e spitalit rajonal Fier nuk e konfirmon vdekjen nga virozat.

“Spitali Rajonal i Fierit ka ngritur një grup pune duke i bërë një analizë të rastit. Aktualisht ne jemi duke pritur rezultatet e autopsisë”, shprehet Nevila Shuke.

Ndërkohë në të gjithë vendin, në spitale ka dyndje të shtuar të personave që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikacioneve të gripit. Shqipëria është zyrtarisht në epidemi gripi dhe numri i të prekurve çdo javë i kalon mbi 20 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat