Negociatat me Greqinë, Bushati kërkon “bekimin” e Metës! Presidenti nis konsultat me...

Shqipëria

Negociatat me Greqinë, Bushati kërkon “bekimin” e Metës! Presidenti nis konsultat me...

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:53
Ilir Meta

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka dërguar një shkresë zyrtare Presidentit Ilir Meta mbrëmjen e djeshme, për të kërkuar plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë për çështjet delikate mes dy vendeve.

Burime nga Presidenca pohojnë se kërkesa zyrtare ka ardhur në mbrëmje teksa këtë të mërkurë Presidenti Meta ka thirrur për konsulta në zyrën e tij ish Presidentin Bujar Nishani.

Media mëson gjithashtu se përgjigja e Metës nuk do të vijë të paktën në dy ditët e ardhshme, pasi kreu i Shtetit do të konsultohet gjithashtu dhe me ish Presidentët e tjerë.

Kërkesa e Ministrisë së Jashtme vjen në një moment delikat, pas një sërë takimesh dypalëshe mes Ditmir Bushatit e homologut të tij grek Nikos Kotzias. Prej kohësh tashmë diskutohet për çështje të nxehta si heqja e ligjit të luftës, një pakt i ri detar mes dy vendeve, disa të drejta ligjore të çamëve, varrezat greke etj.

Kërkesa që i drejtohet Presidentit nga ana e qeverisë bëhet me qëllim “bekimin” ligjor të hapjes së negociatave dhe vënies së pikave mbi “i”, të cilat priten të bëhen publike në muajin e ardhshëm, kohë në të cilën dy kryeministrat Edi Rama dhe Alexis Tsipras, do të firmosin zyrtarisht një marrëveshje ku do të përfshihen të gjitha çështjet e sipërpërmenduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat