A do t'i shpëtojë Llalla Vettingut? - Bota Sot
A do t'i shpëtojë Llalla Vettingut?

Shqipëria

E mërkurë, 23 maj 2018

A do t'i shpëtojë Llalla Vettingut?

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:43
Adriatik Llalla

Kur kanë kaluar katër ditë nga tërheqja e Adriatik Llallës nga e drejta për të qenë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, pikëpyetje mbeten nëse Vettingu i nisur ndaj tij do ndërpritet apo jo.

Report Tv i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për fatin e Vettingut të Llallës dhe përgjigja e organeve ishte se njësoj si në rastin e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, KPK do mblidhet për të marrë një vendim dhe do ta bëjë atë publik.

"Në lidhje me subjektin tjetër të rivlerësimit, Z. Adriatik Llalla, bazuar në nenin 14 të Ligjit 84/2016, trupa e Komisionerëve do të mblidhet për të marrë një vendim. Referuar pyetjes së dytë, ju informojmë se dorëheqja është një e drejtë ekskluzive e subjektit të rivlerësimit, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që trupa gjykuese e Komisionerëve mblidhet për të vendosur në lidhje me subjektet", thuhet në përgjigjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Një tjetër pyetje ishte edhe me ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, i cili u tërhoq nga sistemi i drejtësisë për ti shpëtuar kështu vettingut.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në përgjigje të pyetjeve të ngritura, ju informon se për subjektin Besnik Imeraj trupa e Komisionerëve ka marrë vendim për ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit dhe kjo është bërë publike përmes një njoftimi më datë 12.02.2018 në faqen zyrtare të institucionit.", thuhet në përgjigje. 

NJOFTIM i dates 12

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test