Kryeprokurorja te Krimet e Rënda, nis analiza e institucionit

Shqipëria

Kryeprokurorja te Krimet e Rënda, nis analiza e institucionit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 13:21
Arta Marku

Kryeprokurorja Arta Marku ndodhet në ambiente e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku do të bëhet analiza e punës së këtij institucioni.

Mësohet se të pranishëm në këtë analizë është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Po ashtu, të pranishëm janë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA, si dhe të misioneve EURALIUS dhe OPDAT.

Më herët, Marku ka qenë e pranishme në analizën e bërë në Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat