Deputeti gjerman i CDU: Tahirit duhej t’i hiqej imuniteti pa diskutime

Shqipëria

Deputeti gjerman i CDU: Tahirit duhej t’i hiqej imuniteti pa diskutime

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:00
Thorsten Frei

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei tha në Tiranë se ish-ministrit Saimir Tahiri duhej t’i ishte hequr mandati.

Zyrtari i CDU, që është raportues për Shqipërinë në KE, tha se mbetet për t’u parë zbatimi i vettingut.

“Konstatojmë se situata është e tillë që pikërisht në fushën e vettingut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhenj, mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha”.

“Me shumë vëmendje kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem i madh që nuk është arritur që në parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në parlament, për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha në parlament,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat