Moti për ditën e sotme në Shqipëri

Shqipëria

Moti për ditën e sotme në Shqipëri

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 07:53
Ilustrim

Kthjellime dhe alternime vranësirash do të ketë në gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë, kryesisht në qendër dhe zonat jugore.

Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm të motit në pjesën më të madhe të vendit por sërish në mbrëmje dhe gjatë natës, rikthehen vranësirat dhe reshjet në pjesën më të madhe të tij.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike konstante.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi perëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat