Paralajmërimi i ministrit Xhafaj: Shumë shpejt do godasim grupe kriminale

Shqipëria

Paralajmërimi i ministrit Xhafaj: Shumë shpejt do godasim grupe kriminale

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 21:48
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit morën pjesë sot në mbrëmje në analizën e policisë vendore Durrës.

Xhafaj dha një prononcim për mediat në portin detar të Durrësit, aty ku vlerësoi punën për aksionin e fundit ku u sekustruan 11 kg heroinë.

Ministri ndër të tjera theksoi se së shpejti do ketë edhe rezultate të reja për goditjen e grupeve kriminale.

“Shumë shpejt rezultate të tjera për goditjen e grupeve kriminale. Policia, prokuroria dhe SHISH po bashkëpunojnë.

Kërkojmë luftë kundër trafikut të drogës dhe masa të larta për rritjen e sigurisë në porte.

Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet por sërish mbetet për t'u bërë. Dhe në kuadër të "Forcës së Ligjit" do kemi rezultate të tjera në këtë qytet”, tha Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat