Presion dy kandidateve femra që të tërhiqeshin nga lista e PD? Flet Astrit Veliaj - Bota Sot
Presion dy kandidateve femra që të tërhiqeshin nga lista e PD? Flet Astrit Veliaj

Shqipëria

E shtunë, 24 shkurt 2018

Presion dy kandidateve femra që të tërhiqeshin nga lista e PD? Flet Astrit Veliaj

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:17
Astrit Veliaj

Biznesmeni i njohur, Astrit Veliaj që pritet të ulet në karrigen e lënë bosh nga Eduard Halimi në Kuvend flet pasi dy kandidatet femra për deputete të PD në Berat, Juvina Jani dhe Monika Qose u tërhoqën përfundimisht nga lista.

I pyetur nga “News 24” dhe “BalkanWeb” për tërheqjen e tyre, zoti Veliaj tha se nuk kishte ushtruar asnjë lloj influence ndaj dy kandidateve Jani dhe Qosja që këto të refuzonin mandatin.

“Jam i lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, shprehet Veliaj.

Eduard Halimi kryesonte listën e Beratit, ndjekur nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani dhe Monika Qosja.

Mandati i takonte Astrit Veliajt, por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore duhet t’i shkonte zonjës Juvina Janit, e pas saj zonjës tjetër në listë gruas tjetër në lis

Skema e mësipërme ngjason me atë që ndodhi me listën e socialistëve në Qarkun e Lezhës mandatin e kaluar, ku kandidatet Mejreme Delishi dhe Mirela Neli refuzuan mandatin që më pas i shkoi Arben Ndokës.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Laç me listën e demokratëve, ku ish-zv/trajneri i Kombëtares, Vasil Bicaj, refuzoi mandatin, gjë që mundësoi futjen në Parlament të Mhill Fufit.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe dokumentet që dy zonjat kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku japin zyrtarisht dorëheqjen nga mandati.

Letrat mbajnë të dyja datën 9 shkurt, dita kur Halimi deklaroi zyrtarisht lënien e mandatit. Përveç gjeneraliteteve dy shkresat janë të njëjta dhe të dyja deklarojnë se ky vendim ka ardhur për arsye personale dhe është marrë me vullnet të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test