Bora dhe shiu ‘pushtojnë’ Shqipërinë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

Shqipëria

Bora dhe shiu ‘pushtojnë’ Shqipërinë, ja çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë përfshirë vendin tonë ditën e sotme, ndërsa meteorologët parashikojnë se vendi do vazhdojë të jetë i ndikuar nga masat ajrore të ftohta.

“Meteoalb” bën me dije se reshjet do të pakësohen, por do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi:

Mbetet me reshje me intensitet mesatar dhe rrallë-herë intensitet të lartë deri në mbrëmje ndërsa reshjet e dëborës gjatë pasdites dhe mbrëmjes përfshijnë të gjithë zonën malore. Gjatë natës reshjet pakësohen ndjeshëm në Veri dhe Qendër por mbeten prezente në ekstremin Jugor edhe orët e para pas mesnatës. E mërkurë, sërish me reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në Jug dhe Qendër.

Temperaturat do të vijojnë të ulen me 2 – 3°C gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat