Vdekja e foshnjës 2 javëshe, zbulohen detaje

Shqipëria

Vdekja e foshnjës 2 javëshe, zbulohen detaje

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 17:28
ilustrim

Një foshnje dy javësh ka shkuar e pajetë në spital.

Foshnja ka pasur dy shenja prerje në pjesën e kofshës edhe të pulpës. 

Nëna 40 vjeçe me iniciale. V. K. është e identifikuar si person me probleme psikike. 

Ajo ka kryer lindje në shtëpi para dy javësh dhe dje ka shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, në gjendje të rënde shëndetësore, si nëna dhe foshnja.

I është dhënë ndihma mjekësore por foshnja nuk është arritur të shpëtohet. Pas kryerjes së procedurave, nëna është transportuar në spitalin neurologjik, në spitalin e pesës, ku po mbahet në mbikëqyrje nga mjekët, shkruan shqiptarja.com.

Ngjarja është referuar në polici dhe po hetohet nëse plagët foshnjës i janë shkaktuar në mënyrë aksidentale, apo kemi të bëjmë me një vrasje të foshnjës. 

Nëna ka qenë në kushte të rënda psikike dhe nuk ka folur as për mjekët dhe as për policinë. 

Sipas familjarëve, ka qenë dëshira e 40-vjeçares për të lindur në shtëpi.

Tashmë, i përket organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, duke nisur që nga lindja në kushte jo të përshtatshme e deri te plagët që I janë kushtuar foshnjës dy muajshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat