Meta firmos dekretet për katër ambasadorë, ikën Filloreta Kodra dhe Venera Domi

Shqipëria

Meta firmos dekretet për katër ambasadorë, ikën Filloreta Kodra dhe Venera Domi

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:14
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretet për lëvizjet e katër ambasadorëve.

Kjo gjë bëhet e ditur në faqen zyrtare të Presidencës, ku shpjegohen edhe lëvizjet e fundit të abasadorëve.

Nga detyra është larguar Filloreta Kodrën, e cila mbante pozicionin e ambasadores së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Në vend të saj, është emëruar Ravesa Lleshi.

Venera Domi e cila do të zëvendësohet nga Ferit Hoxha në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Dekretet e Metës:

Filloreta Kodra, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Ravesa Lleshi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Venera Domi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Ferit Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat