Deputeti del mbi partinë: Të ndryshojë zgjedhja e ligjvënësve, punë e madhe se nuk fitojnë servilët!

Shqipëria

Deputeti del mbi partinë: Të ndryshojë zgjedhja e ligjvënësve, punë e madhe se nuk fitojnë servilët!

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:15
Kuvendi i Shqipërisë

Pikë së pari duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së deputetëve!

Është ky propozimi konkret që ka deputeti i PD-së, Myslim Murrizi në lidhje me reformën zgjedhore.

Sipas tij deputetët duhet të zgjidhen nga lista të hapura për qytetarët dhe në sistem mazhoritar. Ai propozon këtu sistemin zgjedhor të disa preje vendeve të BE-së, siç është Italia, Franca apo dhe Greqia dhe Gjermania.

Sistemi aktual sipas tij ka dështuar që në  momentin që në parlament janë numëruar disa deputetët me rekorde kriminale.

Reagimi - REFORMA ZGJEDHORE

Me se pari duhet te ndryshohet menyra e zgjedhjes se DEPUTETEVE.

Perveç ashpersimit te kodit PENAL, ndaj shit blerjes se votes, gjetja e rrugeve per votim dhe numerim ELEKTRONIK te saj, duhet ndryshuar SISTEMI ZGJEDHOR.

Boll i mbajtët te “ fshehur” te “ zgjedhurit”, nga ZGJEDHESIT.

DEPUTETET DUHET TI ZGJEDHIN QYTETARET, JO KRYETARET.

Ky ligj elektoral, nuk ruan përfaqësimin e QYTETAREVE.

Ky ligj elektoral nuk mbron interesat e QYTETAREVE, por i shndërron te zgjedhurit ne SERVIL te KRYETAREVE te Partive dhe DEPUTETET ne punëtorë te rendomte kuvendi.

Ky ligj elektoral ka shkëputur DEPUTETIN nga HALLET SHQETESIMET DHE PROBLEMET E QYTETAREVE, ne emer te cileve formalisht flitet.

Ky ligj elektoral, nuk justifikoi qellimin per te cilin u trumbentua me te madhe qe po behej, per te sjelle “ ELITE” ne PARLAMENT.

Ne saje te ketij LIGJI, ne mandatin 2013-2017 kishim 19 DEPUTET me rekorde KRIMINALE.

Ky ligj sherben si mburoje vetem per KLLOUN politik te konvertuar ne shum perdorimsh qe bejne SERVILIN dhe mender lepiresin ndaj shefit te radhes.

Ky ligj elektoral sjell ne KUVEND, si perfaqesues te QYTETAREVE , individe qe nuk i vlereson, nuk i rrespekton dhe nuk i voton njeri as per KRYEPLAK.

Ndaj qe te mos bejme sikur do shpikim RROTEN, duhet te jemi te SINQERTE perballe QYTETAREVE.

Ligji duhet MAZHORITAR I PASTER.

Ose me e pakta duhet me LISTA TE HAPURA, ku QYTETARET TA DINE KE ZGJEDHIN.

Pune e madhe se nuk hyjne ne PARLAMENT SERVILET KLOUNET DHE OBORRTARET e çdo PARTIE.

Reforma ZGJEDHORE duhet te jete ne interes te QYTETAREVE, jo KRYETAREVE, dhe disa individeve pa asnje VLERE , shoqerore per te qene PERFAQESUES.

Ndaj i bej THIRRJE komisionit per REFORMEN ZGJEDHORE, te mos bej “ AKEDEMIZMA”, dhe sikur ka mbi supe gjith boten.

Te mos “ shpike” variante Kineze, Somaleze, Baske apo te Hondurasit.

Te mari nje LIGJ ZGJEDHOR te Italise, Greqise, Frances, Gjermanise apo edhe te Kosoves.

Lereni “ perdredhjen” si ngjala per te mbrojtur nje padrejtesi te shpallur si konsensus SPAJOLL ne prill te vitit 2008. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat